Qysh me ndryshu fjalëkalimin e wireless-it? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ndryshu fjalëkalimin e wireless-it?

Qysh Me Qysh Me | Teknologji | 14 April 2020 | 14:32

Për të ndryshuar fjalëkalimin e wireless është e thjeshtë, por e nevojshme, sepse shpesh herë ndodh që dikush keqpërdor wirelessin tuaj duke shkarkuar filma ose duke ju dëmtuar juve. Pë ta ndryshuar ndiqni hapat e mëposhtëm: 

Hapi 1: Hapni një shfletues interneti (p.sh Google Chrome) dhe në shiritin për kërkim shkruani tplinklogin.net

Hapi 2: Hapet një kornizë e cila kërkon një emër përdorues-username, dhe një fjalëkalim-password, që të dyja janë admin

Hapi 3: Pasi të kyçeni në anën e majtë zgjedhni opcionin Wireless, pastaj nën opcionin Wireless security.

Hapi 4: Tek korniza ku shkruan "Password", shkruajeni fjalëkalimin e ri, pra aty gjendet fjalëkalimi i vjetër natyrisht.

Hapi 5: Pastaj klikoni "Save", dhe pas një restartimi të kompjuterit, do të aktivizohet fjalëkalimi i ri.

dua