Qysh Me nga dua.com - Qysh me u abonu si Beta Tester në dua.com? 

Qysh me u abonu si Beta Tester në dua.com?

Qysh Me Qysh Me | Teknologji | 04 December 2019 | 15:55
Deri më tani numërojmë mbi 21,000 abonentë të rregjistruar si Beta Tester. Siç e kemi përmendur shpesh herë në postimet tona, dua.com parashikon të lançojë aplikacionin e saj në fund të muajit mars. Kemi vënë re se kërkesa për ta provuar këtë aplikacion ka qënë shumë e madhe. Nisur nga kjo do t'i përgjigjemi pyetjes më të shpeshtë.
 

Qysh me u abonu si Beta Tester në dua.com?
Më poshtë po ju ilustrojmë me foto dhe shpjegimin përkatës se si të rregjistroheni si Beta Tester në dua.com.

Hapi i parë

Klikoni në websitin e dua.com dhe aty ku thuhet ABONOHU, shkruani adresën tuaj të e-mailit.
Zgjidhni gjinin
ë duke klikuar tek kutia përkatëse. 
Kujdes, adresa e emailit duhet të jetë e vlefshme.
Pas këtij hapi, 
në inbox-in tuaj do t’ju mbërrijë një email konfirmimi nga dua.com. 

Image
Abonohu ne dua.com
Hapi i dytë
 

Pasi te keni përfunduar me hapin e parë, drejtohuni tek inbox-i i adresës suaj të e-mailit. Aty do t’ju kërkohet të konfirmoni abonimin “Confirm my Subscription”. Mjafton ta konfirmoni dhe keni përfunduar kështu plotësisht me rregjistrimin tek dua.com si Beta Tester.

Image
                
Kaq ishte! Kjo është një procedurë shumë e thjeshtë, fale së cilës rregjistroheni menjëherë si BetaTester.
Çfarë do të thotë të abonohesh si BetaTester?

Do të thotë që në emailin tuaj do t’ju dërgojmë testimet e aplikacionit për Android dhe IOS. Në të njëjtën kohë, sapo të lançohet zyrtarisht aplikacioni, do jeni të parët që do të njoftoheni.

Synimi ynë është që përpara se ta lançojmë aplikacionin, ta provojmë e përpunojmë në bashkëpunim me përdoruesit e saj të ardhshëm. Çdo sugjerim i juaji do jetë i vlefshëm për ne. Nëse keni pyetje apo paqartësi, mjafton të na shkruani.

Ne mezi po presim ta lançojmë aplikacionin, po ju??

 
dua