Qysh me u kyç sërish në llogarinë tuaj në dua.com pasi jeni shkyçur? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me u kyç sërish në llogarinë tuaj në dua.com pasi jeni shkyçur?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Teknologji | 30 July 2020 | 14:39

Aplikacioni i dua.com që prej 20 korrikut u përditësua me versionin e saj më të fundit. Sigurisht ky nuk do të jetë përditësimi i vetëm, pasi dua.com app nuk është ende në versionin e saj final. 

 

Deri më tani këto janë përditësimet e reja:

 

1 - Raportimi i llogarive të përdoruesëve direkt në profil. Tani mund të raportoni profile të tjera pa u përputhur duke hapur profilin e duke bërë Report.

2 - Njoftime sa herë që përshtypjet tuaja kthehen, kështu që e dini kur mund të filloni të pëlqeni sërish. (100 përshtypje / 12 orë)

3 - Korrigjime të gabimeve dhe përmirësim të performancës.

 

Nëse ju ndodh të shkyçeni pas përditësimit të aplikacionit, ja si duhet të veproni për tu kyçur sërish: 

 

1 - Së pari, kyçu duke përdorur një nga mënyrat me të cilat je rregjistruar në aplikacionin e dua.com: Facebook / email ose numër telefoni.

2 - Pasi të jesh loguar me mënyrën e saktë dhe të kërkohet një fjalëkalim i ri, mos hezito ta ndryshosh. 

 

Për të ndryshuar fjalëkalimin është e thjeshtë

 

Image
Në momentin që kyçeni me në nga mënyrat e zakonshme (Facebook / numër telefoni / email) vendosni fjalëkalimin që mbani mend. Nëse ju del Error, atëhere klikoni aty ku thuhet Forgot your Password? Set a new one!

Ndiqni udhëzimet për të ndryshuar fjalëkalimin dhe do të kyçeni pa problem në llogarinë tuaj të mëparshme.

 

3- Nëse asnjëra nga mënyrat nuk funksionon, atëhere mjafton të hapni një llogari nga fillimi.

 

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, nëse keni paqartësi dhe pyetje, mund të na kontaktoni në adresën tonë të suportit teknik: support@dua.com.

Do t’ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur. Shijoni Ndërlidhjen në dua.com!

dua