Këshilla të domosdoshme për të udhëtuar të sigurtë gjatë periudhës së koronavirusit - Qysh Me nga dua.com 

Këshilla të domosdoshme për të udhëtuar të sigurtë gjatë periudhës së koronavirusit

Flogerta Driza Flogerta Driza | Udhetime | 15 June 2020 | 14:48

Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim drejt një zone ku janë hequr kufizimet e tij të lidhura me koronavirusin, merrni parasysh këto këshilla nga ekspertët për të qëndruar të sigurtë dhe për të ulur rrezikun për t'u infektuar.

 

Planifikoni rrugën tuaj

 

Tani më shumë se kurrë, përgatitja është thelbësore. "Edhe nëse keni bërë një udhëtim të tillë disa herë më parë, duhet të bëni edhe më shumë kërkime," thotë zëdhënësi i AAA, Jeanette Casselano. "Mund t’ju ndodh të ngeceni në izolime të përkohshme.” 

Para se të niseni, hartifikoni rrugët që do të kaloni dhe shtetet ku do të kaloni - dhe jini të vetëdijshëm për këshillat përkatëse të udhëtimit.

 

Paketimi dhe Higjena

 

Pas planifikimit, merrni furnizimet tuaja të nevojshme. Kjo përfshin gjëra thelbësore si - ujë në shishe, ushqime të shpejta, medikamente - por edhe produkte sanitare për disinfektimin e duarve dhe për të mbajtur sipërfaqet e makinës suaj sa më të disinfektuara. Higjiena e mirë në rrugë kërkon vigjilencë shtesë kur bëhet fjalë për ndalesa në rrugë me trafik si stacionet e benzinës dhe banjat publike. 

 

Në banjën publike, kini kujdes që mos t’i prekni rubinetin ose doreza e derës pasi të keni larë duart. Një këshillë tjetër: Paguani për gaz ose naftë me karta, jo me para. Kjo eliminon ndërveprimin ballë për ballë të domosdoshëm për një transaksion parash. Kartat, ndryshe nga paratë mund të pastrohen gjithmonë me një fshirje dezinfektuesi pas përdorimit.

 

Darka

 

Merrni parasysh se shumë restorante ku ndoshta do ndaleni, do kenë kufizime për numrin e personave që do ulen në tavolinë. Ndaj përgatituni edhe për këtë detaj. 

 

Fjetja

 

Nëse keni nevojë të qëndroni diku për të fjetur, telefononi përpara për të konfirmuar rezervimin tuaj. Disa hotele janë mbyllur, veçanërisht në qendrat e mëdha turistike.

Hotelet gjithashtu po rishikojnë qasjen e tyre ndaj distancimit social. Për qëndrime më shumë se një natë, McKoy sugjeron të kontaktoni dhe të kërkoni të bëjnë përjashtimin e pastrimit. Kërkojeni disinfektimin e dhomës kur të keni mbërritur vet, dhe të mund ta vëzhgoni. Ka plot hotele që mund ta neglizhojnë këtë gjë.

 
dua