Qysh Me nga dua.com - Qysh me u përgaditë për weekend larg shtëpisë? 

Qysh me u përgaditë për weekend larg shtëpisë?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Udhetime | 13 March 2020 | 17:00

Nëse jeni duke u larguar nga shtëpia për pak ditë, dhe nuk dini se çfarë të merrni me vete ky artikull do t'ju tregoj gjërat elementare që duhet t'i keni.

1.Për paketimin e rrobave, sigurohuni të dini saktësisht sa ditë do të jeni larg. Nëse do të jeni për 2 ditë, paketoni 3 palë rroba për çdo rast. Qofshin për të dalë apo për të udhëtuar në mal. Paramendoni se ku do shkoni dhe në bazë të tyre paketoni veshjet. Mso harroni të kontrolloni motin.

2.Për gjërat esenciale do t'ju duhet shampo, zbutës flokësh, krehër, antidjers dhe parfum. Nuk duhet të harroni edhe pastën e dhëmbëve dhe furçën. 

3.Për fytyrë do të ju duhet sapuni për fytyrë dhe makeupi që është sigurisht opsional. Por ajo që është domosdoshmëri është padiskutim kremi i diellit. Mos e harroni kurrë, qoftë verë apo dimër.

4.Merrni me vete rimbushësit për paisjet tuaja elektronike që dëshironi të merrni me vete. Kështu do mund të bëni sa foto të dëshironi.

Këto ishin të gjitha. Sigurohuni të paketoni lehtë, sepse fundja janë vetëm tre ditë. Nëse do t'ju duhet ndonjë veshje e veçantë më e mira do ishte të blenit diçka të cilën mund ta keni për kujtim gjithashtu. 
Kalofshit një fundjavë të këndshme!

 

dua