Qysh me u përgatitë për rrugë të gjata? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me u përgatitë për rrugë të gjata?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Udhetime | 08 July 2020 | 13:13

Nëse po planifikoni të niseni për udhëtim apo pushime kujdesuni që të mos ju mungojë asgjë.

Ju do të mund ta shijoni rrugëtimin dhe udhëtimin vetëm nëse keni me vete gjithçka që ju duhet dhe nëse i merrni të gjitha masat. Prandaj kjo listë me udhëzime që po sjellim më poshtë patjetër se do të ju ndihmojë.

Kontrolloni makinën

Para se të niseni për rrugë të gjatë me makinë, kontrolloni atë. Sigurohuni që gjithçka është në rregull me të dhe që keni me vete çdo paisje që ju duhet për problmet e vogla eventuale që mund t’ju dalin gjatë rrugës.

Pajisuni me ndihmën e parë

Nidhma e parë me patjetër se duhet të jetë pjesë e çdo makine mirëpo për çdo rast po ja u kujtojmë edhe njëherë. Ka shumë rëndësi që ta keni me vete ndihmën e parë në rast se ju duhet.

Merrni ushqimin e nevojshëm

Uji e ushqimet e lehta e të përshtatshme për rrugë nuk duhet të mungojnë në shporten tuaj. Sidmos nëse udhëtoni në vende të panjohura dhe jo të preferushme për tu ndalur shpesh. Bëni një listë dhe bilni gjërat paraprakisht në qytetin tuaj ku i njihni mirë çmimet dhe produktet.
 

Aktivizoni një pako interneti dhe kujdesuni për baterinë

Jo vetëm për GPS por edhe për shumë nevoja të tjetra, interneti ju duhet. Prandaj kujdesuni të aktivizoni një pako interneti dhe të keni bateri të mjaftueshme për paisjet tuaja teknologjike. Në këtë mënyrë pa marrë parasysh çfarë ndodhë ju keni mundësi të komunikoni.
 

Bëni një plan

Ndoshta kjo nuk ju pëlqen nëse jeni tip aventurier por megjithatë një plan ju duhet. Ju duhet ta dini se kur planfikoni të niseni e kur të mbërrini. Kur udhëtoni duhet të bëni një plan gjeneral ku do të qëndroni madje edhe sa do të shpenzoni. Kjo do të ju ndihmojë që udhëtimi juaj të shkojë më mirë.

dua