Qysh me udhëtu me fëmijë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me udhëtu me fëmijë?

| Udhetime | 16 July 2020 | 17:00

Për shumë prindër udhëtimet me fëmijë janë një mankth i vërtetë. Sidomos udhëtimet e gjata. Dihet se gjatë rrugëve të gjata fëmijët lodhen dhe ndonjëherë qajnë, mërziten e ankohen.
Mirëpo ka shumë rëndësi që të marrim disa masa paraprakisht në mënyrë që udhëtimi jonë të shkojnë më mirë. Ndiqni këta hapa dhe do të udhëtoni më lehtë bashkë me fëmijët tuaj.
1.Nëse keni vendosur të udhëtoni, atëherë nëse është e mundur shmangni udhëtimin gjatë ditës dhe udhëtoni natën, sepse kështu fëmijët do të flenë gjatë shumicës së kohës.
2.Tregoni fëmijëve posa të keni vendosur të udhëtoni, që të dijnë se sa kohë kanë para se të nisen.
3.Mbani fëmijët e zënë dhe lejoni ata të argëtohen me lojëra në telefon, që të humbin kohë dhe të mos mërziten në vend të huaj.
4. Paketoni me vete lodrat e tyre të preferuara në mënyrë që ata të habiten gjatë udhëtimit dhe do të luajnë në vend se të ankohen.
5. Mos harroni ujin dhe ushqimin. Merrni mjaftushëm për ta në mënyrë që mos të mos uriten dhe të mos e vërejnë që kanë mungesë shqimimi. Përndryshe ata do të ankohen.
6. Përgatitni fëmijët psiqikisht për këtë udhëtim. Flisni me ta paraprakisht dhe tregoni sa do të zgjasë ky udhëtim. Kësisoj ata do të jenë më të përgatitur për atë që i pret.

dua