Qysh Me nga dua.com - Qysh me transferu kredi në Vala? (VIDEO) 

Qysh me transferu kredi në Vala? (VIDEO)

Flogerta Driza Flogerta Driza | Vala | 20 March 2020 | 10:30

Ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar së kredisë së tyre tek konsumatorët e tjerë me karakteristika prepaid (parapagesë).

Udhëzimet për të transferuar kredinë prej llogarisë suaj me parapagim në një llogari tjetër me parapagim janë këto:

Shtypni si vijon: *121*44xxxxxx* shuma e kredisë *pinkodi# dhe konfirmojeni duke shtypur butonin për thirrje.
Do te merrni një mesazh konfimimi për të autorizur këtë transfert
ë. Nese informacioni është në rregull atëherë konfirmojeni. Do të merrni prapë një tjetër mesazh për transferimin e kredisë me sukses.

VËREJTJE: Ky mesazh konfirmimi nuk do të ruhet në mobilin e juaj. Porosia po ashtu do t`i dërgohet edhe pranuesit të kredise si njoftim për këtë transfertë dhe shumën.

01 nga 02Demonstrim i transferit:

Për të transferuar kredinë me vlerë prej 5€ nga numri 044111xxx në numrin 044xxxxxx duhet të shtypni si në vijim:

*121*44xxxxxx*5*00000# dhe ta konfirmoni duke shtypur butonin për thirrje, ku:

  • *121 - Kodi per qasjen e këtij shërbimi
  • *44xxxxxx* - Numri i destinimit për transfer
  • *Pinkodi# - Pin numri personal i cili mund të modifikohet (Shif MODIFIKIMI I PIN-it)

MODIFIKIMI I NUMRIT PIN (PINCODE)

Udhëzimet për të modifikuar PIN numrin: 

Shtypeni *102* pinkodin *pinkodin e ri #

  • Demonstrim i modifikimit të numritpin: Shtypni *102*00000*12345*12345# dhe ta konfirmoni duke shtypur butonin per thirrje, ku:
  • *102* është kodi për qasjen e këtij shërbimi
  • *00000* është pin kodi i vjetër
  • *12345* është kodi i ri i selektuar
02 nga 02ME RËNDËSI:
  • Transferimi i kredisë lejohet vetëm në vlera të plota prej minimum 1 Euro deri në maksimum 5 Euro.
  • Vlefshmërua e kredisë së transferuar për të gjitha shumat është 30 ditë aktive dhe 30 ditë inaktive.
  • Numri marrës për transferin e kredisë duhet të shtypet me prefiksin ‘44 ’, jo me 044 apo pa 044.
  • PIN-i për të gjithë parapaguesit e Valas është 00000 (pesë zero). Për të modifikuar PIN-in (Shifko MODIFIKIMI I NUMRIT PIN).
  • Kostoja e një transferte është 8 cent.
  • Minimumi i kredisë që parapaguesi duhet ta këtë në llogari për të lejuar aprovimin e transfertës së kredisë është 1.20 €.
  • PIN-i i modifikuar sipas dëshirës mund të jetë minimumi 2 shifra dhe maksimumi 5 shifra.
  • Modifikimi është pa pagesë.
dua