Qysh Me nga dua.com - Qysh me llogaritë tatimin në paga në Kosovë? 

Qysh me llogaritë tatimin në paga në Kosovë?

Qysh Me Qysh Me | Vendore | 17 March 2020 | 10:00

Llogaritjen e tatimit në paga në Kosovë mund ta bëni lehtë në faqen zyrtare të Administratës tatimore të Kosovës duke klikuar këtu.

Duke shkruar pagën bruto që ju merrni faqja automatikisht llogaritë pagën tuaj neto.

Normat e reja të tatimit në paga, janë si vijon:

  • 0 deri 80=0%
  • 80 deri 250=4%
  • 250deri 450=8% dhe mbi
  • 450=10%

Llogaritjen e pagave sipas shkallëve që janë të aplikueshme:

01 nga 02Për të pasur më të qartë po kalkulojmë pagën prej 370€, ku në bazë të ligjit së pari zbresim kontributet pensionale, minimumi 5%.

370×5%=18.50€ - Kontributi i punëdhënësit
370×5%=18.50€ - Kontributi i punëtorit

Paga e tatueshme në këtë rast është 351.50€

02 nga 02Tash e llogarisim tatimin për çdo prag të pagës.

0-80=80€ x 0%=0€
80-250€=170€x4%=6.8€
250-351.50€=101.50€x8%=8.12€

Totali i tatimit është 14.92€

Paga neto në ketë rast është 336.58€, të cilën e merr i punësuari.

Burimi: ATK - Administrata Tatimore e Kosovës

dua