Qysh me nxjerrë certifikatën e statusit martesor? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me nxjerrë certifikatën e statusit martesor?

Qysh Me Qysh Me | Vendore | 14 April 2020 | 13:44

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës së statusit martesor në Republikës së Kosovës është si vijon:

Ekstrakti i lindjes (fotokopje).
Letërnjoftimi i palës dhe dëshmitarëve (fotokopje).
- 
Deklarata me dy dëshmitarë. Procedura e dhënies së deklaratës kryhet te zyrtari kompetent komunal.
Nëse pala është shkurorëzuar: Aktgjykimi mbi shkurorëzimin nga Gjykata kompetente vendore.
- 
Nëse pala ka prish martesën në botën e jashtme: Aktgjykimi i atij shteti të pranohet me aktvendim të Gjykatës Themelore, si dëshmi.
- Nëse pala jeton jashtë Kosovës, vërtetimi nga noteri i atij shteti se pala nuk ka të lidhur martesë në atë shtet ose nga ofiqaria e gjendjes civile. 
- 
Nëse dokumenti është humbur-certifikata lëshohet vetëm me dëshmi te raportit nga policia. 
- Pagesa e taksës 1 euro.

dua