Qysh me u relaksu gjatë fundjavës me familjen tuaj? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me u relaksu gjatë fundjavës me familjen tuaj?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Fundjava | 12 June 2020 | 16:00

Duke ditur se ditët e punës gjatë javës janë mjaft të ngarkuara e të stresuara, të paktën fundjava duhet të kalojë me aktivitetet që dëshironi të bëni. Rëndësi ka që edhe të relaksoheni njëkohësisht me familjen tuaj. Ja se çfarë duhet të bëni:

1. Relaksohuni mbrëmjen e së premtes duke parë ndonjë film me familjen. Mundohuni të mos takoheni me shoqëri deri në ditën e diel. E di se ndoshta keni dëshirë të takoni miqtë tuaj, por merreni shtruar të paktën një fundjavë.

vikend-1

2. Vishuni me rrobat më të përshtatshme apo me pizhamat e preferuara që të ndiheni komod gjatë gjithë ditës. E mira e të mirave do të ishte të shkëputeshit pak nga pajisjet elektronike. Stakoni telefonin ose lap topin dhe shijoni socializimin me familjarët.

vikend-2

3. Mëngjesin e së shtunës, mbushni vaskën me ujë të nxehtë dhe aromat e preferuara që të relaksoheni. Kur ka qënë hera e fundit që keni shijuar një banjë të ngrohtë, me muzikë dhe aromaterapi? Ndoshta është momenti që t'ia falni vetes suaj këtë kënaqësi.

vikend-5

4. Fundjava është koha më e përshtatshme për të kaluar kohë me familjen, apo me të afërmit që nuk i keni parë për një kohë të gjatë. Miqtë mund të presin, ngrohtësinë familjare nuk mund ta zvendësoni me asnjë gjë. Të dielën pushoni dhe lexoni një libër para se të flini.

dua