Qysh me i ditë 5 hile mbresëlënëse për Windows 10? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë 5 hile mbresëlënëse për Windows 10?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Windows | 18 June 2020 | 13:16

Desktop-i i Windows 10 është më shumë se një dosje. Në fakt është një pasqyrim i personalitetit tuaj. Mund ta dekoroni me letër-muri, ta mbuloni me shortcuts-et tuaja të preferuara, madje edhe të luani lojëra në të. Do t'ju sjellim 5 hile që do ta bëjnë përvojën tuaj në desktop më të dobishme dhe argëtuese.

 

Kthejeni Desktopin tuaj në një Livadh

 

Nëse dëshironi një aplikacion argëtues që të sjellë një farë qetësie dhe argëtimi në përvojën tuaj në Windows 10, provoni Desktop Meadow nga Sam Chiet. Ky aplikacion bën që lulet të rriten në dritaret e aplikacionit tuaj dhe në shiritin e takbareve, ndërsa zogjtë miqësorë fluturojnë përreth. Madje do të merrni edhe letra në një kuti postare të vogël desktopi. Mund ta shkarkoni falas në itch.io, ose mund të bëni një donacion sipas zgjedhjes suaj për zhvilluesit e aplikacionit.

 

Shfaq ose fsheh përkohësisht të gjitha ikonat e desktopit

 

Image
 

Nëse ju pëlqen një Desktop i pastër i paplotësuar me ikona, është e lehtë t'i fshehni ato përkohësisht pa i hequr. Thjesht kliko me të djathtën kudo në desktopin tuaj dhe në menunë që shfaqet, lundroni te View > Show desktop icons. Pasi të keni zgjehdur, ikonat tuaja do të fshihen, por mund t'i riktheni po aq lehtë duke e rikthyer këtë në menu.

 

Krijoni një dosje të padukshme në desktopin tuaj

 

Image

Është një hile pa ndonjë kuptim të veçantë, por mund të krijoni një dosje të padukshme në desktopin tuaj. Mjafton të ndryshoni ikonën e dosjes në një ikonë "bosh" (plotësisht transparente) dhe riemërimin e saj në një karakter që nuk shfaqet. Nuk është teknikisht private ose e sigurt, por është thjesht argëtuese.

Përdorni i Desktopit Virtual

 

Image
 

Kjo nuk i përket domosdoshmërisht hapësirës së skedarit, por mund të përdorni Desktop Virtual në ëindoës 10. Këto janë hapësira alternative pune për aplikacionet tuaja në ëindoës, të cilat ndërrohen shpejt.

Për shembull, ju mund të keni një Desktop Virtual plot me dritare të aplikacioneve të rregulluara për një taskbar të veçantë. Në pas të kaloni në një plotësisht të pastër pa humbur paraqitjen origjinale të dritares tuaj.

Për fat të keq, nuk mund të konfiguroni Multiple Pages të ikonave të Desktopit.

dua