Rrugëtimi i parasë 💸 – Nga e vjetra e deri tek e reja

Rrugëtimi i parasë

Mënyra se si dërgojmë dhe se si marrim para ka pësuar transformime ndër shekuj, por thelbi i shkëmbimit të tyre ka qëndruar i njëjtë. Njerëzit vazhdojnë ende të shkëmbejnë një lloj vlere me njëri-tjetrin. 

Le t’ju tregojmë një historik të shkurtër së pari:

Mijëra vjet më parë, njerëzit shkëmbenin guaska deti apo edhe bagëti për mallra të ndryshëm të dobishëm. Më vonë në histori, metalet e tjerë të çmuar si ari dhe argjendi u prezantuan si mjete pagese dhe shkëmbimi. Monedhat e para u prodhuan dhe u përdorën së pari në Indi dhe Kinë rreth vitit 770 para Krishtit. Këtë metodë e integruan edhe kultura të tjera rreth globit. Për shembull në Evropë, monedhat prej metali të çmuar ishin mjeti kryesor i shkëmbimit deri në shekullin e 15-të, kur edhe u printuan paratë e para të letrës. Në Kinë, paratë e letrës kishin mbi 1000 vjet që ishin në qarkullim. Paratë më pas evoluan në atë që ne njohim dhe përdorim sot si kartëmonedha dhe monedha. Pastaj në vitin 2009 u krijua Bitcoin dhe me pas kriptomonedha të tjera, koncepti i të cilave synon të transformojë paranë tradicionale. 

Por cilat janë disa nga disa nga disavantazhet e parasë tradicionale? Çfarë janë kriptomonedhat? Pse ekzistojnë dhe a do mund të përdoren masivisht nga njerzit? Nëse po, cilat? Në këtë artikull do përpiqemi t’u japim përgjigjë disa prej këtyre pyetjeve. 

Cilat janë të metat e parave tradicionale? 💵

Këto para quhen FIAT, marrë nga latinishtja por le të mos e ngatërrojmë me markën italiane të automjeteve FIAT.

Siç e përmendëm, FIAT ose paratë tradicionale (ato që ne përdorim çdo ditë, Euro, Dollar, Paund, etj.) kanë filluar të jenë mjeti mbizotërues i këmbimit në fillim të shekullit të 20-të dhe që atëherë janë bërë një standard global dhe disa mund ta quajnë një projekt të suksesshëm. Sigurisht duhet të theksojmë që është një sistem i rregulluar shumë nga qeveritë dhe entitetet financiare në të gjithë botën. Por edhe nje monedhë globale mbart të meta kur përdoret ose shkëmbehet.

1️⃣ Transferimi i parave tradicionale kërkon shumë kohë dhe bart kosto të larta. 

Transferta e parave në disa raste mund të zgjasë disa ditë. Gjithashtu do t’ju duhet të paguani tarifa shtesë të transferimit në varësi të vendit ku jeni dhe vendit se ku po i dërgoni paratë. Kosto e konvertimit nga një monedhë në tjetrën shtohet gjithashtu.

2️⃣ Bankat qendrore kanë autoritetin e vetëm për të administruar paratë tradicionale.

Paratë tradicionale na detyrojnë të mbështetemi tek palë të treta. Njerëzit duhet të mbështeten tek qeveria për ta prodhuar atë, tek bankat për ta ruajtur dhe tek shitësit për të përcaktuar vlerën e tij për produkt. Nga pikëpamja e konsumatorit, ka pak ose aspak kontroll. Për më tepër, në disa raste sa më shumë që fiton, aq më shumë tatohet kjo shumë në përgjithësi. 

3️⃣ Bankat tarifojnë pothuajse për gjithçka, madje edhe vetëm për mirëmbajtjen e parave tuaja. 

Bankat mund të marrin tarifa shtesë për një larmi arsyesh. Shumica e bankave do t’ju tarifojnë nëse tërhiqni fonde ose thjesht sepse gjeneroni para. Disa mund t’ju tarifojnë edhe vetëm sepse keni një sasi shumë të vogël fondesh të depozituara. Pra, përfundimisht nuk është oferta më e mirë për një qytetar mesatar.

Çfarë janë kriptomonedhat? ₿

Bitcoin është kriptomonedha e parë e krijuar ndonjëherë. I panjohuri, Satoshi Nakamoto është përgjegjës për këtë zbulim të ri. Askush nuk e di se kush fshihet pas këtij emri. Një kriptomonedhë – aktualisht mbi 10 000 në qarkullim – është një monedhë virtuale e decentralizuar e ndërtuar mbi teknologjinë blockchain. Pak konfuz? Nuk ke faj. Le ta shpjegojmë hap pas hapi:

1️⃣ Kripto vjen nga fjala kruptos, që në greqisht do të thotë “e fshehur”.

2️⃣ Decentralizuar do të thotë që ndryshe nga Euro ose Dollari Amerikan, nuk ka asnjë autoritet qendror që menaxhon dhe ruan vlerën e një kriptomonedheve. Në vend të kësaj, këto detyra janë shpërndarë gjerësisht në mes të përdoruesve të një kriptomonedhë përmes internetit.

3️⃣ Monedhë virtuale sepse është një lloj monedhe që mund të përdoret për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, ose tregtimin e tyre për fitim.

Momentalisht, në korrik të 2021, vlera totale e tregut të kriptomonedhave është rreth 1.35 trilionë dollarë, e cila mund të krahasohet me PBB të Australisë ose 1.64% e PBB në botë.

Saktë dhe qartë deri këtu. Edhe një gjë tjetër. Pothuajse çdo kriptomonedhë është shumë e paqëndrueshme, që do të thotë se çmimi kërcen lart e poshtë pa ndjekur ndonjë rregull të veçantë përveç rregullave të përgjithshme të kërkesës dhe ofertës. Çmimi mund të ndikohet gjithashtu siç kemi parë edhe nga njerëz me ndikim si Elon Musk dhe cicërimat e tij në Twitter, e cila në përgjithësi nuk është diçka shumë e mirë, por ky është një diskutim për një herë tjetër.

Pse ekzistojnë kriptomonedhat dhe a do mund të përdoren masivisht? 🤔

Kriptomonedhat kanë potencialin për të bërë pagesat dhe transfertat më të thjeshta, më të shpejta dhe më të sigurta. Ato mund të lëvizin midis dy personave, pa nevojën e një pale të tretë si bankat ose kompanitë e kartave të kreditit.

Por të adoptosh një kriptomonedhë të zakonshme (të paqëndrueshme në çmim) si monedhë lokale ose globale, do të thotë të ballafaqohesh me rrezikun e mundshëm të humbjes së një pjese të vlerës së investuar, por në të njëjtën kohë, të përfitosh nga rritja e çmimeve. Ky nuk përbën një skenar të përsosur për përdorim masiv.

Ideja për të patur një kriptomonedhë, e cila është e qëndrueshme në çmim nuk ishte e re, por u realizua vetëm në fund të vitit 2014, kur u lançua Tether (USDT) (shpjeguar më poshtë). Kjo i dha jetë një galaksie të re në universin kripto, por gjithashtu krijoi koncepte dhe mundesëri të reja përdorimi për njerëzit e thjeshtë. Më poshtë ne shpjegojmë disa nga llojet e monedhave të qëndrueshme të ashtuquajturat stablecoins:

1️⃣ Me kolateral FIAT (Tether ose USDT, USDC, etj …)

Këto monedha të qëndrueshme janë të lidhura me një monedhë ekzistuese fiat. Më e njohura dhe më e përdorura është Tether ose USDT, i cili lidhet drejtpërdrejt me $ 1, për arsye kolaterali. USDC është një tjetër monedhë e qëndrueshme. Ka rreth 88 miliardë dollarë USDT dhe USDC në qarkullim sot në botë ose më shumë sesa PBB e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Kosovës të marra së bashku.

2️⃣ Me kolateral kripto (DAI, etj)

Këto monedhave të qëndrueshme lidhen dhe kolateralizohen me një ose më shumë kriptomonedha. Më i njohuri është Maker DAI, i cili përdor ETH dhe MKR për të stabilizuar çmimin. Kontratat inteligjente (smart contracts) sigurohen që aseti të ruajë qëndrueshmërinë e tij duke i shtuar ose tërhequr kripto, sa herë që kërkesa dhe oferta në treg ndryshon.

3️⃣ Metale të çmuara si kolateral (Paxos Gold, etj)

Këto monedha të qëndrueshme zakonisht lidhen dhe kolateralizohen me monedha fiat dhe metale te çmuara për të ruajtur qëndrueshmërinë. Paxos Gold mbështetet për shembull nga ari.

4️⃣ Pa kolateral (Ampleforth, etj)

Monedhat e qëndrueshme pa kolateral ose të quajtura ndryshe algoritmike mbështeten vetëm në kod. Ata përdorin algoritme për të ndryshuar sasinë në qarkullim të një aseti në mënyrë që vlera e tij të qëndrojë stabil. Shembuj të njohur janë Ampleforth dhe Yam Finance V1.

Konkluzion 🌍

Monedhat e qëndrueshme (stablecoins) krijuan një koncept të ri të quajtur “financë e decentralizuar” ose DeFi, i cili është një mjedis ose ekosistem plotësisht i decentralizuar, vetëqeverisës dhe jashtë çdo lloj mbikqyrjeje financiare. Edhe pse ende në fillimet e saja, DeFi synon të revolucionarizojë plotësisht botën financiare duke i ofruar çdo personi akses të menjëhershëm, me kosto të ulët dhe të sigurtë në shërbime financiare, duke zgjidhur kështu njëherë e përgjithmonë problemin e përshfshirjes financiare. Sipas Bankës Botërore, janë rreth 1.7 miliardë njerëz të cilët ende nuk kanë qasje në shërbimet financiare. 

Kjo teknologji e re dhe derivatet e saj, së bashku me industrinë FinTech, përbëjnë një mundësi fantastike për çdo person (me akses dhe pa akses në shërbime financiare), për të anashkaluar kufijtë e vendosura nga institucionet tradicionale financiare dhe në këtë menyrë për t’u lidhur më shërbime financiare në shkallë globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact us

Give us a call or fill in the form below and we'll contact you. We endeavor to answer all inquiries within 24 hours on business days.