Biografia

2Ton është këngëtar, autor këngësh dhe producent shumë i njohur. Emri i tij i vërtetë është Arton Avdyli dhe me muzikë ka filluar të merret që kur ishte fëmije. “2 Ton” nis si një projekt i përbashkët midis Arton Avdylit dhe Astrit Avdiut, por aktualisht “2Ton” është kthyer në një projekt solo i Arton Avdylit.

2Ton u lind në 8 Nentor 1989 në Kosovë, Ferizaj. Arton Avdyli ka filluar që në moshë fare të vogël të spikatet për talentin e tij ndaj muzikës. Ai përveçse është një këngëtar i mirënjohur është gjithashtu kantautori i qindra hiteve të prodhuara prej tij.

Fëmijëria dhe studimet

Fëmijërinë e ka kaluar në vendin e tij të lindjes, përveçse disa viteve më parë që ishte vendosur në Kanada për një vit ku atje merrej gjithashtu me muzikë. Karriera e tij si këngëtar ka nisur në moshë të vogël, Artoni ka nisur në bashkëpunim me Astrit Avduli nga ku ka marre emrin 2Ton, por këtij grupi i mbijetoi vetëm Artoni sepse dashuria e tij për muzikën ishte shumë e fortë.

Arton Avdyli ka mbaruar Universitetin per Menaxhim Bisnesi dhe profesioni i tij i preferuar pas muzikës do të ishte Bankier.

Për 2Ton mbështjetja dhe përkrahja më e madhe ka qënë familja.

Karriera muzikore

2Ton njihet për hitet e shumta të kënduara nga vet ai por edhe të prodhuara për këngëtarë të tjerë të muzikës shqiptare. Profili muzikor i spikatur që në fëmijëri nga 2Ton është rryma “rrep”.

Kënga e parë që bëri shumë bujë dhe menjëherë u kualifikua si hit ishte bashkepunimi me këngëtaren Dafina Dauti. Pas kësaj periudhe, hitet e kompozuara nga 2Ton po vinin rradhë pas rradhe.  
Përveç bashkëpunimeve me këngëtarë të ndryshëm ku përmendet: Samanta, Lindon, Ghulo, Ermal Fejzullahu, Ertila Koka dhe Xhavit Avdyli, 2Ton numëron gjithashtu me qindra hite të tjera të tij si solist.

Të tjerë

Leave a Comment