Adem Ramadani foto




Adem Ramadani │ Biografia

Fëmijëria, shkollimi dhe karriera e Adem Ramadani

Adem Ramadani i lindur në Shkup, një ish këngëtar mjaft I njohur I cili me albumet e tij para shumë kohësh kishte korrur suksese të mëdha deri sa vendosi që të braktisë muzikën që e bënte për t`iu kushtuar fesë islame. U lind më 27 Shtator 1978, shkollën fillore dhe të mesme I përfundoi në Shkup e poashtu edhe Fakultetin Pedagojik. Qysh kur ishte I vogël kishte shprehur dëshirën e tij për të kënduar ndërsa karrierën e tij si këngëtar e nisi fillimisht duke u bërë pjesë e shoqërive kulturore/artistike të Shkupit.

Albumi I tij I parë I titulluar “Loti për ty“doli në shtije gjatë viteve 1990/91, I cili nuk pati shumë sukses pasiqë Ademi ende sishte shumë I njohur. Por sukseset e tij nisën të dalin në dukje nga viti 1995 e tutje kur edhe po kërkohej tej mase nga dëgjuesit. Këto vite ishin koha kur Ademi nxorri shumë albume hite, të cilat as atij vetë nuk I kujtohet numri I saktë. Muzika që e kultivonte ishte muzikë kolazhe, popullore, argëtuese dhe folklorike. Këngët e tij ishin hite të mëdha të asaj kohe.

Adem Ramadani │ Islami dhe këngët fetare

Adem Ramadani ilahi

Adem Ramadani kishte krijuar shumë këngë dhe albume të cilat u bënë hite dhe gjithashtu ishte edhe prezent në shumë dasma. Ishte viti 1991 kur Ademi kishte kontaktin e tij të parë me fenë islame dhe libri i parë islam që kishte lexuar dhe që i kishte lënë gjurmë ishte “Rijadul Salihin“ (libër me përmbledhje të haditheve). Bindja për tu kthyer plotësisht në zbatimin e mësimeve islame i erdhi kohë pas kohe nëpërmjet leximit, studimit dhe praktikimit në ndërkohë. Edhe pse kishte kohë që idea për një album me këngë fetare(ilahi) i kishte lindur që moti por, për shkak që për të nuk ishte në rregull që të nxirrte në të njejtën kohë një album me këngë islame apo siç quhen ndryshe ilahi dhe të bënte muzikë, e bëri atë që një ditë të braktisë  muikën dhe të fillonte të këndonte ilahi. 27 gushti I vitit 2004 për Adem Ramadanin do të ishte dita e fundit kur ai do të këndonte në një dasëm. Ishte në fakt një kohë kthimi në jetën e tij. Në atë moment ai filloi t`i përkushtohet karrierës së tij si këngëtar i ilahive dhe të praktikonte fenë islame në përpikmëri.

Edhe pse mjaftë i vendosur për ta bërë këtë hap, ky vendim i tij I solli edhe shumë vështirësi me produksionet e ndryshme muzikore, madje edhe me ato që ai kishte bashkëpunuar më herët. Frika e tyre se albumet nuk do të shiteshin dhe se do të dështonin i bëri ata skeptik në regjistrimin e albumit të tij të parë “Të duhemi për Allah“. Përshkak të dështimit të mundshëm financiar dhe asaj që albumi nuk do të shitej, asnjë prej producentëve nuk ishte i interesuar të investonte në diçka që për ta ishte e pasigurtë.

Por e kundërta ndodhi. Ky album, i pari me ilahi nga Adem Ramadani ishte në fakt albumi më i sukseshëm i tij nga të gjitha albumet tjera. Flitej se vetëm në Kosovë janë shitur mbi 50.000 kopje pastaj në Maqedoni 15.000 dhe shumë të tjera në diasporë. Disa nga produksionet që Ademi ka bashkëpunuar janë: “Albanota“, “Emra Com“, “Produksioni XIMI“ e shumë të tjerë.

Adem Ramadani vazhdon të angazhohet edhe më tutje për të sjellur këngë dhe projekte të tjera të reja, të cilat vazhdimisht priten mirë dhe pëlqehen shumë nga publiku i gjërë mbarëshqiptar.

 

Këngët dhe albumet e Adem Ramadani 

Adem Ramadani albume

Edhe pse Adem Ramadani nuk ka qenë ndonjëherë pjesmarrës nëpër festivale dhe programe muzikore, këngët e tij janë dëgjuar shumë dhe kanë qenë prezente nëpër mbrëmje muzikore dhe dasma. Disa nga këngët dhe albumet e tij të shumta më të dëgjuara janë: “Loti për ty“, “Këngë Dasmash“, “Në martesën tënde“, “Luj me qef“, “Mimoza“, “N`kapixhik dola met pa“, “Të duhemi për Allah“, “Respekti ndaj prindërve“, “Duaja e nënës“, “Vjen pranvera“, “Jetim me babë e nanë“, “A ka taube Zot për mu“, “Fukaraja“ e shumë të tjera.