Albin Kurti student

Biografia e Albin Kurti

Albin Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit.  Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe.

Jeta dhe Vepra e Albin Kurti

Albin Kurti VV foto

Albin Kurti më 13 mars 2000 në Nish, u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviqit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”. Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.” Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albin Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetit e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.  Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën, të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive.Me 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën “JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE”, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Albin Kurti fiton VV

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 Lëvizja VETËVENDOSJE! arriti të hyjë e treta në parlamentin e Kosovës, duke i dhënë kahje krejt tjetër zhvillimeve që do të pasonin brenda parlamentit. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 VETËVENDOSJE! me kandidatin më të përgaditur mund të themi që ka pasur ndonjëherë komuna e Prishtinës, arriti që në raundin e dytë të zgjedhjeve në ballafaqim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, që kishte qeverisur për pothuajse 15 vite në Prishtinë, të fitonte bindshëm zgjedhjet si pasojë e besimit që qytetarët i kishin dhënë atij dhe kishin vendosur ta mbështesnin z.Ahmeti. Të njohur për kundërshtimet e tyre politike karshi qeverisjeve të ndryshme që i ka pasur Kosova, të shoqëruara me aksione simbolike, Lëvizja e Kurtit mbetet padyshim organizata politike më e zëshme dhe më e përgaditur për ballafaqim me të padrejtën dhe ngjarjet politike në fusha të ndryshme e sidomos në qështjet që i kanë preokupuar shqiptarët.

Jeta Private

Albin Kurti martesa

Pa dyshim si një person shumë i njohur në botën e politikës Albin Kurti gjithashtu i njohur për vendin e rëndësishëm që i jep prodhimit vendor në programin e tij politik, u përfol shumë gjatë fillimit të vitit 2014. Pas një kohe të gjatë në moshën 39 vjeçare Kurti vendosi ti jepte fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tij të dashurisë me martesë. Ai u martua me norvegjezen Rita Augestad gjatë muajit Prill në një ceremoni modeste kurorëzimi. Pati komente të ndryshme dhe u përfol shumë kjo martesë, por si duket liderit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk i ka bërë shumë përshtypje pasiqë siç thotë një fjalë e urtë popullore “Dashuria mbi të gjitha“.