Alketa Vejsiu

nga shqipediadua

Alketa Vejsiu │ Biografia

Alketa Vejsiu, e lindur në Tiranë më 19 Janar të vitit 1984, kur ishte vetëm 14 vjeçe u paraqit tek “Top Albania Radio“ ku dhe u pranua nga drejtori I atëhershëm që të prezantonte 10 këngë të improvizuara në çast. Pasi tregoi shkathtësitë e saj, profesionisti Italian nuk kishte si mos ta përzgjedhte një vajzë që e ardhmja e saj tregonte për diçka të madhe. Pasi kishte kohë që regjisorja e famshme Vera Grabocka po kërkonte një prezantuese femër për serialet e saj me shifrën e zemrës “12“, rastësi apo fat ajo u takua me Alketa Vejsiun dhe I bëri asaj të prekte ëndrrën. Kësaj radhe “12 ëndrrat e një nate vere“, seriali I “Dansit Sportiv Europian“ dhe “Diskut të Artë të Shekullit“ në muzikën shqiptare. Prej një figure të mistershme radiojeje, njerëzit e patën mundësinë që të njihen me imazhin televiziv të Alketës.

Verës I kishte pëlqyer qysh në ditën e patë kështu ajo vendosi që të hapte portat e suksesit për Alketën, ku si 17 vjeçare ajo shpalosë energjitë e saj në prezantim, këngë dhe kërcim. Për shumë vite ajo arrinë të bëhet pjesë aktive në shumë festivale rinore, duke rrëmbyer shumë çmime siç ishte “Kënga Magjike“ apo “Mikrofoni I Artë“. Një sukses tjetër I madh për Alketën konsiderohet edhe kënga “Don`t surrender“ që ishte një bashkëpunim me pop-yllin shqiptar të grupit “The Preluders“, Miriam Cani. Klipin e këngës e realizuan në Bullgari dhe ishte I sponsoruar nga kompani e telefonisë celulare “AMC“.

Alketa Vejsiu dhe karriera e saj televizive

Alketa Vejsiu televizion

Për Alketën gjithçka sapo kishte filluar kur në një tjetër bashkëpunim me “Promotor“ të përbërë  nga Bledi Laço, Pandi Laço dhe Adrian Hila, bëhet pjesë e serialit tjetër në TV Klan “Gjeniu i vogël“. Një zbulim i fëmijëve talentë nga mbarë trevat shqiptare, ishte kjo një përvojë e re e veçantë televizive në një komunikim të ngrohtë me fëmijët.  Më vonë Alketën e shohim edhe në serialin e radhës “Këngët e shëkullit“, një përpunim i këngëve të vjetra shqipe, që nderoi me çmime dhe trofe emra të ndryshëm të artit në vite.

Për shumë vite Alketa ka qenë pjesë e stafit të organizimit të “Miss dhe Mister Albania“ kur në 2004 debuton edhe si prezantuese e këtij spektakli në Pallatin e Kongreseve. Një bashkëpunim tjetër i guximshëm erdhi kur producentja Grabocka solli në Shqipëri projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj deri në atë vit. “Euro Video Grand Prix“ ishte realizimi ndërkombëtar i Festivalit të Klipit Europian, me një prezantim në gjuhën angleze dhe transmetim 3 orësh I ndjekur nga 200 milion shikues. Një mbrëmje tjetër Gala e realizuar përkrah aktorit të madh të Kinematografisë Shqiptare, Timo Flloko me pjesmarrjen gjtihashtu mahnitëse të aktorit hollivudian Jim Belushi ishte edhe mbrëmja “Dua më shumë Shqipërinë“.

Për disa arsye të saj personale Alketa kishte bërë një vit pauzë në skenën shqiptare dhe ishte rikthyer me serialin që kishte prekur zemrat e të gjithëve, për mesazhet dhe historitë prekëse që trajtonte. Ishte ky pogrami dhe suksesi tjetër i saj në TV Klan si bashkëautore përkrah producentes Vera Grabocka. Shqiptarët anë e mbanë dhuruan rreth 300 mijë euro në kohë reale, në natën e sensibilizimiz të njerëzve të prekur nga tragjedia e Gërdecit. Ky serial pati shtrirje në dy edicione përgjat dy viteve dhe u cilësua si një ndër produksionet e spikatura në mediat shqiptare në 10 vjetët e fundit.

Në vitin 2010 Alketa Vejsiu vjen si prezantuese dhe skenariste në 12 netët e spektaklit “Dancing with the Stars Albania“ me pjesëmarrjen edhe të Genti Zogaj. Një prodhim i BBC Productions dhe producentes Holta Dulaku, “Dancing with the Stars“ ka thyer edhe rekordin Guiness, për shikueshmërinë më të lartë të të gjitha kohërave. Ky ishte një tjetër sukses në karrierën e Alketës duke vërtetuar edhe garancinë e emrave profesionist dhe vlerës 50.000 euro që u fitua nga çmimi I parë. Suksese të një pas njëshme për Alketën si dhe programe të ndryshme televizive e tregojnë edhe faktin që kanë qenë të shumtë personalitetet e artit, të medias dhe politikës që ishin intervistuar nga ajo. Vlenë të përmenden emrat si: Michael Douglas, Scorpions, Eliza Dushku, Luca Barbarosa, Anna Oxa, Marco Masini, Luna Pop, Jim Belushi e shumë të tjerë.

Pas “Dancing with the Stars Albania“, Alketa edhe një herë e vulos suksesin e saj duke u rikthyer në skenën e Televizionit Klan, me spektaklin “X Factor Albania“ për të cilin me siguri  Grabocka do të thoshte që ky format ka qenë I shpikur për Alketën. Me një skenë ultra moderne, ndriçim vezullues dhe për herë të parë transmetim High Definition. Që nga 2011 Alketa është pjesë e pandashme e “X Factor Albania“ duke I shtuar imazhin e bukurisë, sharmit dhe elegancës me prezencën e saj.

Përveç show-bizit duke qenë edhe njëra nga promotoret dhe producentet artistike të një prej patentave me sukses absolut global “X Factor Albania“, Alketa zbulon edhe angazhimet në biznes. Pasi ka përfunduar Fakultetin Ekonomik drejtimi për Administrim Biznes, Alketa vendosi që të sillte në Shqipëri dy liderët botëror në tregun e fustaneve të nusërisë dhe të mbrëmjeve. “Class by Alketa Vejsiu“ do të përmbajë “Class Events“ dhe “Wedding Planner“, që do të jenë dy brende të rëndësishme si: Vera Ëang dhe Jenny Pukham. Të dy këto brende veshin shumë personalitete të shquara të botës ndërkombëtarë ku Vera Ëang vesh zjet e hollivudit, Jenny Pukham ata të Mbretërisë së Bashkuar duke përfshirë edhe Princeshën Kate Midleton. Përveç këtyre do të ketë edhe shumë marka të tjera që do të plotësojnë “Class“-in e Alketës. Si duket çdo gjë që ajo ka nisur ka ecur me sukses dhe natyrisht edhe është komplimentuar nga publiku në përgjithësi.

Jeta Private

Alketa Vejsiu foto

Përveç si një zonjë mjaft e sukseshme dhe e mençur, pas saj qëndron edhe një burrë shumë I sukseshëm. E ai është bashkëshorti I saj. Alketa është e martuar dhe ka dy fëmijë. Vajzën Nikolën dhe djalin Lionelin. Gjatë fillimit të vitit 2014 Alketa kishte mbushur 30 vjeç dhe ishte shprehur mjaftë e lumtur për gjërat që jeta I kishte sjellur gjatë këtyre viteve me njerëz te dashur pranë dhe me miq të mirë e pa dyshim edhe dukë bërë punën që ajo gjithmonë e kishte dashur.

Të tjerë