Altuna Sejdiu bukuroshe




Altuna Sejdiu │ Biografia

Fëmijëria dhe karriera e Altuna Sejdiu

Altuna Sejdiu e njohur si Tuna , këngëtarja shqiptare nga Maqedonia kishte lindur më 14 Korrik të vitit 1985 në Shkup. Është vajza e mundësit olimpik shqiptar Shaban Sejdiu, I cili kishte fituar medaljen e bronztë në dy Olimpiada (1980 dhe 1984)  për ish-Jugosllavinë. Tuna kishte filluar të këndonte qysh në moshë të hershme , duke marrë pjesë në festivale të ndryshme.

Karriera e saj profesionale filloj në vitin 2002, ku ajo kishte konkuruar në garën për kërkimin e talenteve Play, e organizuar nga një studio inqizimesh maqedonase M2. Tuna ishte një nga dy fituesit e garës, gjë që kishte ndihmuar lansimin e singles së parë të saj “Najdi den, najdi nokj, najdi vreme“ (në shqip: Gjej një ditë, Gjej një natë, Gjej kohë). Ajo gjithashtu publikoi edhe singlen e radhës të titulluar “12 Muaj“ e cila ishte realizuar në të dy gjuhët, shqipe dhe maqedonase.  5 muaj më vonë ajo realizoj një këngë tjetër e cila u quajt “Protrebi si mi“ këngë e cila nuk ishte realizuar në gjuhën shqipe.

Tuna ishte bashkuar me këngëtaren maqedonase Tamara Todevska, për të realizuar duetin “Ljubi,Ljubi“(Dashuri, dashuri). Më vonë Tuna nisi karrierën e saj edhe në Shqipëri, dhe e ktheu fokusin e saj për të krijuar projekte dhe materiale në gjuhën shqipe. Në vitin 2003, ajo debutoi me albumin e saj Tuna, I cili I parapriu edhe albumit të saj të dytë të titulluar “Ska më diktaturë“, në vitin 2006. Përveç këngëve dhe albumeve ajo gjithashtu ka qenë pjesë edhe e festivaleve dhe koncerteve të ndryshme si: Koncert me Ramushin 2007, KTV Festat e Fundvitit 2008 dhe Top Fest. Gjatë vitit 2012 Tuna realizoi këngën dhe videoklipin e këngës “I Asaj“, këngë kjo që arriti një popullaritet të madh gjithashtu edhe në You Tube. Gazeta shqiptare “Koha Jonë“ besonte se kjo këngë do të bëhet hit I asaj vere. Gjatë vitit 2012 ajo realizoi albumin e saj të gjashtë “N.E.R.D“, dhe poashtu në këtë vit ajo u bë pjesë e jurisë së “X Factor Albania“. Gjatë vitit 2013 ajo kishte qenë e nominuar në Videofestin Muzikor, ku edhe kishte fituar çmimet Më e mira në kategorinë e femrave dhe Performanca më e mirë. Pas kësaj kënge ajo lansoi edhe këngën tjetër Fenix në bashkëpunim me reperin Cosman, këngë kjo që I solli asaj sukses të madh, kështu duke mos lënë anash edhe performancat e saj provokative duke prekur pjesët e ndjeshme të trupit, të cilat ishin të përfolura shumë në masë.  Përveç kësaj ka realizuar edhe shumë bashkëpunime të tjera me këngëtarë nga Kosova siç është reperi I grupit Kaos Vig Popa, Dafina Zeqiri, 2po2 dhe me reperin nga shqiëria Noizy.

Altuna Sejdiu │ Jeta private

Altuna Sejdiu Cozman

Këngëtarja e njohur si problematike dhe gjithnjë në fokus të mediave, ishte e njohur edhe për disa histori dashurie që I kishte bërë publike. Duke filluar me një lidhje me reperin e njohur Kosovar Ledri Vula me të cilin pas një kohe I dhanë fund marrdhënies së tyre. Kohe më vonë ajo vendosi ti japë fund beqarisë së saj duke u martuar më 4 Prill 2010 me Rilind Rekën. Por as martesa me këtë të fundit nuk I eci ashtu siç dukej se e kishin planifikuar kështuqë, ata u ndanë afërsisht pak më shumë se një viti bashkë. Ndërkaq pas publikimit të këngës “Fenix“ në bashkëpunim me reperin Kosovar Cozman, ata edhe pse në fillim të tërhequr për të folur rreth detajeve për këtë në fund e bënë publike lidhjen e tyre të cilën sipas fotove dhe postimeve në rrjetet sociale janë duke e shijuar në maksimum.

Planet e Altuna Sejdiu për të ardhmen

Altuna Sejdiu planet

Duke qenë një nga këngëtaret më të sukseshme në fillim të vitit 2014 Tuna kishte paralajmëruar një vit bombastik, gjë të cilën e kishte zbuluar edhe menaxheri I saj Dekorim Sahiti duke thënë se Tuna kishte marrë disa ditë pushim që të kthehet në formë më të mirë se kurrë. Është zbuluar së fundmi se ajo nuk do të jetë më pjesë e “X Factor Albania“, pasiqë ka nevojë për më shumë kohë që të punojë në projektet e saj. Pas suksesit që pati në vitin 2013 sipas menaxherit të saj, këtë vit Tuna po përgaditet rreth projekteve të reja. Këtu bëhet fjalë edhe për një bashkëpunim me këngëtarin Getoar Selimi, projekt I cili ishte përfolur edhe më parë por që do të realizohet këtë vit.

Por kjo nuk është e tëra. Tuna do të sjellë për adhuruesit e saj edhe një këngë tjetër solo, këngë kjo e cila ndoshta edhe do të publikohet para bashkëpunimit me Getoar Selimin. Këto janë dy projektet të cilat Tuna i ka si prioritet për këtë vit por, duke mos anashkaluar as mbrëmjet muzikore çdo fundjavë të cilat do të vazhdojnë me intensitet të njejtë. Pasiqë vera po afrohet Tuna natyrisht që nuk i lë anash as përgaditjet për këtë sezonë të nxehtë ku, me siguri do të jetë mjaft e angazhuar në koncerte të ndryshme nëpër vende të ndryshme të Europës.