Antigona Qena

nga shqipediadua

Antigona Qena │ Biografia │ Karriera

Antigona Qena e lindur në Prishtinë më 28 Korrik 1954, është vajza e vetme e çiftit të njohur artistik Melihate Ajeti dhe Muharrem Qena. Diplomoi në Akademinë e Arteve-dega pikturë në klasën e profesorit Nysret Salihamigjiq. Si këngëtare filloi karrierën shumë herët në moshën 16 vjeçare pasi talentin e kishte trashëguar nga babai. Filloi të punoi në programin e dytë të Radio Prishtinës, të cilin e ndërpreu pas një kohe pasi u angazhua në TV Prishtina si gazetare-prezantuese. Aty vazhdoi punën deri sa masat e dhunshme të regjimit serb të asaj kohe i larguan nga puna të gjithë puntorët e Radio Televizionit të Prishtinës, më 5 Korrik 1990.

Gjatë kohës së luftës ajë sëbashku me familjen  e saj ishte shpërngulur në Norvegji ku kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me kolegët e televizionit Kosovar. Pas kthimit nga Norvegjia, në vitin 2006 filloi punën në Televizionin Publik të Kosovës me emisionin “Pa skenar“, që është një prezantim i punës së artistëve të dikurshëm që gjeneratat e reja të mos i harrojnë ata pasiqë siç thotë ajo në një nga emisionet e saj “Kush e harron të kaluarën, nuk mund ta çmoj as ardhmërinë“. Për 3 vite e gjysmë ajo përgatiti emisionin “Në valët ledhatuese“ në Radio Kosova si dhe emisionin “Radio Nostalgjia“ që nga Janari i vitit 2012 që është një emision kryesisht për mërgimtarët që të çmallen me muzikën e bukur shqipe në orët e vona të natës.

Ndër vite shumë herë bëri edhe inçizime të disa këngëve, për arsye se u rrit me këngët e babait të saj,muzika është pjesë e pandashme e jetës së saj. Albumi i saj “Kënga ime“ ishte edituar si dhuratë për miqt dhe adhuruesit e këngës së saj, ndërsa nga këngët e njohura disa edhe të përpunuara nga Antigona janë: “E dehun jam“, “Largohu“, “Më fal“, “Mitrovicë o vendi im“, “Oj Hanë“, “Qetësia Llafazane“ dhe “Shiu“.

Antigona Qena dhe jeta e saj private

Antigona Qena rtk

Antigona Qena është e martuar me Shukri Kaçanikun, xhiruesin filmik dhe poashtu njërin ndër pionerët e kamerës. Ata kanë dy djem, Fidanin dhe Jetonin, të cilët jetojnë dhe punojnë në Oslo të Norvegjisë ku edhe i kanë përfunduar studimet.

Të tjerë