Anxhela Martini

nga shqipediadua

Fëmijëria e Anxhela Martinit

Duke poseduar gjithqka që një femër mund të dëshirojë: bukurinë, joshjen, zgjuarsinë, bënë atë që dëshiron, ka vëmendjen e shumë meshkujve, Anxhela është modelja shqiptare e cila është e njohur në mbarë botën. E lindur më 23 Maj të vitit 1986 në Shkodër. Babai I saj ishte Inxhinier kurse nëna mësuese e biologjisë dhe kimisë. Qëkur ishte e vogël, gjatë fëmijërisë së saj në qytetin e vogël të Shkodrës Anxhela Martini ëndërronte që një ditë të bëhej një femër e sukseshme. Pasi kishte fituar konkursin e parë të bukurisë kur ishte 7 vjeçare, ajo gjithmonë e dinte se një ditë ëndrrat e saj do të bëheshin realitet.

Pasi që ajo ishte larguar sëbashku me familjen e saj në Zvicër kur ishte 10 vjeçare, ajo kishte arritur të jetë pjesë e projekteve të bukurisë në Bazel të Zvicrës. Ishte rreth 18 vjeçare kur ajo e kuptoi se mund të modelonte profesionalisht pasi ti përfundonte studimet. Ajo pas një kohe nënshkroi me kompaninë Option Modeling në Zvicër.

 

Karriera e Anxhela Martinit

Anxhela foto sesionDerisa po rritej Anxhela kalonte shumë pushime të fundvitit te kushërinjët e saj në New York dhe disi ishte dashuruar me këtë qytet. Ajo gjithmonë e kishte atë ndjenjën që New Yorku mund të ishte shtëpia e saj. Anxhela u largua nga Zvicra për në New York ta sfidonte veten në botën e modelimit dhe menjëherë filloi të modelonte për top shtëpitë e modës në mbarë botën.

Në vitin 2010 fotografisti Fadil Berisha e bindi Anxhelën që të merrte pjesë në konkursin Miss Universe Albania. Kështuqë një muaj para garës, Anxhela u kthye në Shqipëri dhe e rrëmbeu kurorën e Miss Universe Albania. Ajo pastaj përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2010 në Las Vegas, Nevada duke zënë vendin e gjashtë, në dhjetëshen më të mirë.

Anxhela mori milionat në mbarë botën gjatë kohës kur mbahej Miss Universe, dhe u bë mjaftë e famshme në Zvicër dhe Shqipëri. Ajo ishte shpallur si një ndër 200 njerëzit më të rëndësishëm në Zvicër në 2010 dhe 2011 nga Kush është kush (Who is Who) në Cyrih. Pas suksesit në Miss Univers, Anxhela po përfshihej në drejtime të tjera gjithashtu. Ajo u bë edhe një Sipërmarrëse. Ajo ka krijuar edhe biznesin e saj personal, Korporatën Martini. Për momentin, Anxhela është duke krijuar Martini Bikini, linjën e saj personale të bikineve, e cila është lansuar në vitin 2012. Anxhela e ka provuar veten e saj me besimin dhe dukjen e saj mahnitëse dhe tani është e gatshme të jetë e pranishme në industrinë e modës, e përcjellur me kreativitetin e saj.

Martini gjithashtu ka qenë pjesmarrëse në shumë ngjarje të mëdha botërore të modës dhe spektaklit, siç është edhe festivali I Kanës, Kampanja e Samsung-ut në Muzeun e Historisë Natyrale si dhe ka prezantuar modelet e saj nëpër pista të ndryshme duke debutuar në Javën e Modës në Miami.

Jeta Private dhe lidhja e Anxhelës me Tiranën

Edhe pse nuk është përfolur aq shumë për jetën e saj private, ajo thekson se për momentin është beqare, por që ka kandidatura që presin në radhë. Siç thekson ajo jeta e saj I ngjanë një jete filmi pasiqë ajo çdo herë është nëpër avionë duke udhëtuar sa në një shtet në tjetrin kështuqë I ishte kushtuar më shumë jetës së saj profesionale. Muajve të fundit kishte qarkulluar edhe një thashetheme tjetër rreth Anxhela Martinit. Pas shfaqjes së këngës më të re të rep këngëtarit nga Kosova Ledri Vula, ku Anxhela shihet mjaftë seksi dhe me pozita dhe lëvizje provokative, si dhe pas prezantimit të tyre së bashku në promovimin e vidoklipit të kësaj kënge, u përfol shumë për një lidhje të mundshme mes Anxhelës dhe Ledrit gjë të cilën ky I fundit as nuk e kishte pohuar e as mohuar kur ishte pyetur në një intervistë televizive.

Por Anxhela ka një lidhje të veçantë edhe me Tiranën. Ajo ka shumë miq të mirë atje dhe vjen shpesh kohë pas kohe. Disa nga miqtë e saj më të mirë janë njerëz shumë të rëndësishëm siç është Aurela Basha, Lulzim Basha (aktualisht kryebashkiaku I Tiranës), Sali Berisha(ish kryeministër I Shqipërisë) e shumë njerëz të tjerë me ndikim në jetën politike dhe kulturore në Shqipëri. Ka edhe mardhënie shumë të mira edhe me modelet që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. I pëlqen energjia e shqiptarëve, I duket se janë njerëz të lumtur. Dhe fakti që ajo mendon se rinia shqiptare është e mrekullueshme e bënë atë që kurdo që të ketë kohë dhe mundësi ta vizitojë Tiranën dhe të kënaqet me miqtë e saj.

Aktualisht Anxhela është e angazhuar me një projekt shumë ambicioz në Los Anxheles-Kaliforni, ku edhe është vendosur prej gjashtë muajsh, por që prej dy ditësh është në Teksas, ku ka një punë si modele dhe gjithashtu po punon në ndërkohë për linjën e saj për rroba banje.

Të tjerë