Ardit Gjebrea

nga shqipediadua

Biografia

Ardit Gjebrea i njohur si këngëtar, kantautor, producent dhe prezantues I njohur nga Shqipëria, është edhe udhëheqës I spektaklit shumë të njohur muzikor “Kënga Magjike“ që mbahet çdo vit në Shqipëri. I lindur më 7 qershor 1963, Arditi për herën e parë doli në skenë  në moshën 5 vjeçare, ku edhe këndoi këngët e tij të para si “I ëmbël zëri I gjyshes“, “Kur këndoj për ty moj nënë“ etj.

Talentin e tij prej kantautori ai e shfaqi qysh si fëmijë kur edhe komponoi këngën “Baladë për pionerin dëshmorë“, dhe që nga ajo kohë Arditi do të këndontë vetëm këngët e tij. Një nga daljet e tij më të rëndësishme dhe që I solli mjaft sukses, është pjesmaëëja në festivalin e RTSH në vitin 1991, ku fiton çmimin e parë me këngën “Jon“. Gjithashtu 4 vite më vonë ai fiton sërish çmimin e parë në festivalin e RTSH-së me këngën “Eja“ që u bë një hit I madh. Ishte pjesëmarrës në shumë koncerte Brenda dhe jashtë vendit si kantautor dhe këngëtar, ku si kantautor Arditi numëron më shumë se 250 koncerte.

Që nga viti 1994 Arditi është cilësuar si “mbreti I popit shqiptar“ apo “stuhia gjebrea“, pasiqë emir I tij gjithmonë ishte brohoritur nëpër të gjitha sheshet dhe pallatet nëpër Shqipëri. Ai gjithashtu ka mbajtur shumë koncerte të sukseshme edhe në Kosovë.  Arditi ishte I një këngëtar dhe kantautor mjaft I njohur edhe jashtë trojeve shqiptare. Disa nga koncertet e tij të njohura janë mbajtur në Londër, New York, Chicago, Palm Springs, Detroit, Kanada, Selanik, Damask, Stamboll, Cyrih, Torino, Belgjikë dhe Hong Kong.

Dy albumet e njohura të Arditit janë: Projekt Jon I realizuar në vitin 1991 dhe Ja ku jam, 1994. Këngët e tij si “Ja ku jam“, “Xhinxhile“, “Dimëroj“, “Eja“ dhe “Çmenduri“ ishin disa nga hitet shumë të njohura gjatë viteve `90-2000. Përveç muzikës Arditi është I angazhuar shumë edhe me televizionin pasiqë ka qenë drejtues I programeve si “TeleBingo“, “Miss & Mister Albania“ dhe gjithashtu është edhe producent I një nga projekteve më të rëndësishme të muzikës shqiptare “Kënga Magjike“, që sivjet numëron edicionin e 16-të. Pas shkëputjes nga muzika dhe angazhimit në “Kënga Magjike, kohët e fundit është I pranishëm në ekranet tona edhe me emisionin argëtues të së dielës, “E diela shqiptare“.

Jeta private

Ardit Gjebrea  Joni

Ardit Gjebrea në një intervistë tek “Takimi I Pasdites“ me Rudina Magjistarin, Arditi rrëfeu disa pjesëza të historisë së jetës së tij. Me sy të përlotur ai përmendi kujdesin dhe dashurinë e veçantë që I kishte dhënë gjithmonë nëna e tij duke I qëndruar pranë, ndërsa shprehej me keqardhje për babain e tij I cili nuk jeton më, që nuk arriti të shihte sukseset që ai kishte arritur. Ai është shkëputur nga muzika si këngëtar për një kohë të gjatë dhe nuk ka ndonjë plan rikthimi në të ardhmen e afërt.

Arditi është I martuar dhe ka dy fëmijë. Jonin I cili studion për administrim biznesi në Vienë dhe Anën, vogëlushen simpatike.

 

 

Të tjerë