Arta Dobroshi

nga shqipediadua


Biografia e Arta Dobroshi

Arta Dobroshi, aktorja e njohur kosovare e përmendur për performancën e saj dhe aftësinë që në mënyrë të veçantë ju jep jetë dhe shpirt roleve të saj si aktore, ka lindur më 2 Tetor në vitin 1980 në Prishtinë. Gjatë shkollës së mesme ajo ka qenë pjesmarrëse në shumë shfaqje të ndryshme derisa në fakultet u regjistrua në “Akademinë e Arteve“ në “Universitetin e Prishtinës“. Ka luajtur në disa filma të metrazhit të shkurtër dhe disa role në teatër gjatë kohës sa ishte studente.

Kur ishte 15 vjeçare Arta u përfshi në një program shkëmbimi në Amerikë ku luajti në disa drama. Etika e fortë e punës së saj është vënë në pah duke pasur parasysh faktin që ajo për një rol ushtron deri në 8 orë në ditë. Lufta në Kosovë kishte eskaluar dhe gjyshi i Artës ishte burgosur nga regjimi serb sepse po provonte të hapte një universitet në Kosovë. Gjatë vitit 1999 paramilitarët serb sulmuan një lokal dhe hapën zjarr, ku pothuajse të gjithë klientët, përfshi edhe një profesor të Artës nga akademia, një shoqe, gjithashtu një aktore u goditën për vdekje. Gjatë kësaj kohe Arta po qëndronte në Maqedoni duke ndihmuar ndërtimin e një kampi për refugjatë për “Trupat Ndërkombëtare Mjeksore“, që punonin me njerëzit që ishin traumatizuar nga lufta dhe gjërat që po ndodhnin. Kur Millosheviqi u dorëzua Arta e la punën atje dhe u kthye në Kosovë ku punoi si përkthyese për trupat e NATO-s.

Arta/Kanë

Arta Dobroshi dhe karriera e saj

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Arta mori disa role në teatrot lokale dhe në disa filma në gjuhën shqipe, duke qenë në rolin kryesor në projektin Gjermano-Shqiptar “Syri Magjik“(2005), një film i cili ishte krijuar në bazë të situatës në Kosovë gjatë vitit 1997. Derisa po luante në një shfaqje në Sarajevë, Dobroshi u takua me Luc dhe Jean Piere Dardenne që i treguan asaj që do të mbanin një audicion për filmin “Heshtja e Lornës“ dhe e ftuan që të merrte pjesë. Dy javë pas audicionit, vëllezërit Dardenne I telefonuan asaj dhe I thanë që do të shkonte në Belgjikë për të provuar dy skena në Frëngjisht me aktorët Jeremie Renier dhe Fabricio Rongione. Pasi i mësoj skenat dhe pas dy ditëve ushtrime, Artës iu dha roli. Ajo e mësoj gjuhën frënge në një kohë prej 8 javësh para se të fillonin xhirimet e filmit.

Dobroshi u bë e njohur pas paraqitjes në filmin e vëllezërve Dardenne, “Heshtja e Lornës“, ku luajti rolin kryesor dhe fitoi në masë të madhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “Heshtja e Lornës“ u shpërblye në festivalin e Kanës në 2008 dhe në po atë vit Arta ishte e nominuar për çmimin aktroja më e mirë në “Festivalin Europian të Filmit“ dhe gjithashtu edhe në festivalin e “Kritikëve të Filmit“ në Toronto. Mund të themi se Arta Dobroshi është aktorja e vetme në historinë e Kosovës që ka shkelur mbi qilimin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, Festivalit të Filmit në Berlin, Festivalit të Filmit Sundance dhe e nominuar në Festivalin Europian të Filmit.

Filmi “Heshtja e Lornës“ ishte një hap vërtetë I madh në karrierën e saj si aktore sepse po I hapte shumë dyer edhe për role të tjera të rëndësishme. Dobroshi gjithashtu u paraqit në filmin tjetër të metrazhit të shkurtër “Baby“ nga BAFTA me regji të Daniel Mulloy. “Baby“`e fitoi çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Edinburgut në vitin 2010 ku edhe u dha si premierë. Ndërsa Arta kishte fituar çmimin si aktorja më e mirë në festivalin e Filmave të metrazhit të shkurtër.

 

 

Planet dhe angazhimet e tjera për Arta Dobroshi

Arta Dobroshi foto

Në vitin 2008 Arta ishte zgjedhur nga Programi për Zhvillim I Kombeve të Bashkuara(UNDP) si Ambasadore e vullnetit të mirë për Kosovë. Ata ishin të mahnitur nga e gjithë puna bamirëse që Arta kishte kryer më parë dhe kishin besim se personaliteti I saj do të ndihmonte në ngritjen e vetëdijësimit për shumë qështje. Pastaj në 2012 luajti në filmin “Tre botë“ dhe premiera e tij u dha në Festivalin e Filmit në Kanë. Ajo gjithashtu punoi në projektin “Nëna“, që ishte një film I sponsorizuar nga UNDP I cili do të xhirohej në Prishtinë dhe pas shumë vitesh Arta po kthehej në vendlindjen e saj me “Nëna“ në gjuhën shqipe dhe kësaj radhe duke provuar veten edhe si producente.

Arta ka qenë gjithashtu edhe antare e jurisë në Edicionin e 59-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin.

 

Të tjerë