Afërdita Dreshaj

nga shqipediadua

Biografia e Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj fëmijëria dhe karriera

aferdita dreshaj karriera

Afërdita u lind më 19 Korrik të vitit 1986 në Malin e Zi, dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ishte 12 vjeçare. Ajo e filloj karrierën e saj si modele kur ishte 17 vjeçare, aftësinë e së cilës e kishte zbuluar një fotografist. Është një fotomodele dhe një këngëtare gjithashtu. E gjatë 1.83cm karrieren e saj si modele e vazhdoi duke qenë pjesë e 20 finalisteve në Miss Univers Kosova ku mori çmimin Miss Press dhe gjithashtu e mori kurorën e të parës për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Miss Universe 2011 që u mbajt në Sao Paolo, Brazil. Atje arriti të hynte në gjysëm finale ku ishte në mesin e 16 më të mirave.

Gjithashtu ajo ka debutuar edhe si këngëtare duke sjellur hitin e saj të parë Nëse je burrë në vitin 2009 me të cilën u prezantua në Video Festin Muzikor, pastaj pasuan këngët “Unë nuk jam ajo“, “Për ty dridhem“, “Shumë trafik“, “Just Kiss Me“, “Qyteti Hesht“, “Komplikim“, si dhe “Superstar“ në vitin 2013. Ajo gjithashtu po provon të futet edhe në tregun e Turqisë , ku së fundmi do të kemi mundësinë ta shohim në një videoklip të një këngëtari turk, si dhe gjithashtu po bënë një fushatë atje për një dizajner ku Afërdita do të jetë fytyra zyrtare për një vit. Në këtë projekt nuk është vetëm ajo por janë edhe pesë shqiptarë të tjerë, modele, grimerë dhe fotografisti i njohur Veton Osmani.

Jeta Private e Afërdita Dreshaj

Aferdita Dreshaj Love

Afërdita ishte bërë e njohur edhe pas publikimit të lidhjes së saj me këngëtarin shqiptaro-maqedonas Shpat Kasapi i cili ishte finalist në Festivalin e 45-të të Këngës në RTSH. Ata kishin një lidhje të gjatë, të konsoliduar e cila ishte kurorëzuar edhe me fejesën e qiftit kishte përfunduar krejt papritur. Kjo kishte ndodhur pasiqë në një prej tablove ndërkombëtare ishin publikuar disa fotografi ku Afërdita shihej krah aktorit hollivudian Leonardo Di Caprio, edhe pse asnjëri nga ta nuk e kishte pranuar një gjë të tillë. Por sipas Shpat Kasapit lidhja e tyre kishte disa kohë që nuk po funksiononte siç duhej por Afërdita kishte treguar se ndihet e lumtur, ka një jetë plotë aktivitete dhe angazhime. Dikur nuk do të kishte problem po të pyesje Afërditën për lidhjen e saj me Shpatin por tani kjo gjë ka ndryshuar krejtësisht, saqë ajo as që do të dëgjojë pyetje rreth kësaj e lëre më të përgjigjet.

Në vitin 2013, gjegjësisht në Tetor të atij viti kishin dalur hamendësime dhe komentime nga më të ndryshmet për një lidhje të re të Afërditës pasiqë kjo e fundit kishte publikuar një foto në profilin e hokeistit Jakup Kindl në facebook, me dy duar të lidhura që tregonin për dy duar të dashuruarish dhe një mbishkrim “Natën e mirë“. Ajo menjëherë pas një muaji kishte mohuar lidhjen e saj me hokeistin çek, duke thënë se po e lodhin shpifjet e mediava duke mos e lënë rehat ta jetojë jetën e saj. Ajo kishte thënë se ata janë vetëm miq dhe po që se do të kishte ndonjë të re në jetën e saj private ajo do ti njoftonte adhuruesit e saj.

Por, çfarë ndodhi në fillim të vitit 2014. U kuptua se Afërdita me të vërtetë kishte filluar një lidhje me hokeistin çek Jakup Kindl. Dukej që lidhja e re I kishte bërë mirë dhe po mundohej ta shijonte atë në maksimum duke postuar fotografi nga çdo vend dhe kudo ku dilnin bashkë. Për këtë kishin filluar të shkruanin edhe mediat çeke. Afërdita e pëlqen shumë të dashurin e saj të ri saqë ka përcjellë edhe disa ndeshje të tija.

Ajo sëfundmi po angazhohet edhe si moderatore tek Agon Channel, gjë që e tregon edhe lidhjen e saj të ngushtë që ka me Tiranën pasiqë ajo viteve të fundit është kthyer për të jetuar dhe punuar në Tiranë por duke mos anashkaluar as ofertat që I vijnë nga jashtë.

 

 

Të tjerë