Bleona Qereti foto

Bleona Qereti │ Biografia

Këngëtarja e lindur në Korçë të Shqipërisë më 14 Maj të vitit 1979 si një ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Qysh kur ishte e vogël ishte pjesë e aktiviteteve në Korçë dhe Elbasan. Për herë të parë u paraqit në një ngjarje ndërkombëtare në vitin 1991 në Prevezë të Greqisë. U bë e njohur si këngëtare, aktore, dhe prezantuese. Kënga e saj e parë ishte “Lermëni“ në vitin 1996 dhe gjithashtu realizoj edhe albumin e saj të parë “Kam Qejfin Tim“, që pasuan edhe me një udhëtim me mbi 25 shfaqje verore në Gjermani dhe Zvicër. Kur ishte 13 vjeçare prindërit e saj e inkurajonin që të vijonte shkollimin për financa dhe më vonë ata e dërguan në një shkollë gjermane të mësonte gjuhën dhe tani ajo flet dhe këngon shumë mirë në gjuhën gjermane, angleze, shqipe dhe italiane.

Gjatë luftës në Kosovë, gjegjësisht rreth viteve 1991-2002 ajo organizoj një turne humanitare për shqiptarët në Kosovë, ku luajti në prani të 5.000 njerëzve në Suedi, Paris dhe Pragë, me edhe një koncert tjetër në Duseldorf. Gjithashtu një performancë të jashtëzakonshme pati edhe në Stamboll ku në një sallë me 25.000 njerëz ajo performoi të gjitha këngët në gjuhën angleze.

Që nga viti 2001 ishte pjesë e festivaleve të ndryshme të muzikës shqiptare duke filluar nga “Festivali i 40-të i RTSH-së“, pastaj në “Kënga Magjike 2005“ ku u prezantua me këngën “S`dua“. Ishte dy herë pjesë e “Video Festit Muzikor“ ku u paraqit edhe me bashkëpunimin në mes rep grupit Kosovar “Etno Engjujt“ me këngën “Mandarinë“. Më vonë në 2008 u paraqit përsëri në “Kënga Magjike“ dhe “Zhurma Show“ me këngët “Magnetic“ dhe “Qejfin Gruas Mos ja Prish“.

 

Bleona Qereti, karriera dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Bleona Qereti SHBA

Në vitin 2003 Bleona Qereti ajo publikoi edhe albumin e saj të radhës “Ti nuk din as me ma lyp“ që brenda muajit arriti të shiste më shumë se 400.000 kopje. Në vitet tutje ajo realizoi edhe një turne tjetër në Kosovë, Zvicër, Gjermani dhe Itali dhe bashkëpunoi me grupin e njohur rok “Elita 5“. Më vonë realizoi edhe albumin tjetër të titulluar “Boom Boom“ në dy gjuhë, shqipe dhe angleze. Albumi tjetër “Mandarina“ shiti më shumë se 800.000 kopje gjatë vitit 2007 ku u paraqit edhe me një pamje tjetër të re si flokëkuqe. Në po atë vit ajo u bë pjesë e kampanjës së partisë politike të sapo formuar ato kohë nga Behgjet Pacolli, Aleanca për Kosovë të Re.

Paraqitja e saj e parë në Shtetet e Bashkuara ishte në vitin 2004 kur një promoter e ftoi atë në New York, në sallën Ëebster. Ajo vazhdoi performancat e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë që nga ai vit, poashtu edhe për familjet mbretërore në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në vitin 2009 ajo u zhvendos në Amerikë ku më pas u takua me producentin Timbaland dhe të dy ishin bashkë gjatë prezantimit në natën e çmimeve “Grammy“. Pas një viti pauzë, ajo filloi të punonte me të në tri këngët e saj të reja që do të pasonin. Ajo ka punuar gjithashtu edhe me Rodney Jerkins, Makeba, dhe Jimmy Douglass. Kënga e saj në anglisht “Show off“ u publikua në Shtator të 2010-tës. Ndërsa në Shkurt 2011 ajo u bë banore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vitit 2012 Bleona vazhdoi bashkëpunimin me Timbaland duke sjellur për publikun edhe këngën e saj më të re “Pass out“, për promovimin e së cilës realizoi gjithashtu një turne në Europë duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Gjermaninë. Pjesmarrja nëpër koncerte ishte masive ku zakonisht të pranishëm ishin 50 – 70.000 njerëz. Pastaj gjatë vitit 2013 ajo realizoj këngën tjetër e cilësuar si shumë e fuqishme dhe elektrizuese e titulluar “Take it like a man“, e prodhuar nga StopwaitGo. Për koinçidencë Bleona performoi këngën e saj edhe në Paradën e Homoseksualëve në Las Vegas, në Shtator të vitit 2013. E pyetur nga revista “Attitude“, Bleona kishte treguar dëshirën e saj që një ditë të bashkëpunojë me Calvin Harris, David Guetta apo Avicii.

Bleona me çdo kusht dëshiron të arrijë famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të tërhequr vëmendjen e mediave, ajo e bënë atë disa herë nëpër shfaqje të ndryshme e disa herë duke u shfaqur në fotografi mjaft provokative.

 Ajo dëshiron të arrijë në Hollivud pavarsisht çmimit.

Bleona Qereti Hollywood

Gjatë vitit 2013 ishte përfolur që Bleona kishte paguar një shumë të majme parash që të jetë prezente në revistën prestigjioze “Billboard“ dhe përveç kësaj vazhdon të postojë fotografi shumë provokative nganjëherë në të brendshmët e saj e shpesh herë ashtu siç e ka bërë nëna. Ishte prfolur mjaft shumë edhe pas publikimit të një videoje nga vet ajo ku shihet e zhveshur, duke prekur pjesët intime të trupit.

Nga një fotografi e publikuar në vitin 2013 ishte kuptuar edhe fiksimi I saj pas fustaneve të Jenifer Lopez, ku shihet dukshëm kopja e njejtë e fustaneve që J.LO I ka veshur nëpër ngjarje të ndryshme muzikore dhe filmike. Edhe pse po tenton të arrijë vëmendjen e mjaftueshme të publikut dhe producentëve atje sipas disa burimeve këngëtarja nga vendi I vogël I Europës, Shqipëria po ftohet shumë shpesh nga politikanët dhe nga homoseksualët. Së fundi është kuptuar që ajo ka qenë pjesë edhe një herë tjetër pjesë e “Paradës së Homoseksualëve“ në Las Vegas që u mbajt nga 25 – 28 Prill të këtij viti.

Nga “The New York Times“ është thënë se Bleona ishte cilësuar edhe nga vetë shqiptarët si “Madona Shqiptare“ për shkak të paraqitjes dhe performancave të saj të ngjajshme me ato të yllit të madh botëror, Madona.

Jeta private

Bleona Qereti dashuria

Edhe pse për arsye të paraqitjes së saj mjaft provokative në një nga klipet e saj, ku shihet e shtrirë pranë një mashkulli dhe thashethemeve që ata ishin në lidhje, Bleona asnëherë nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Natyrisht që përveç familjes së saj të ngushtë të cilët e kanë ndihmuar shumë Bleonën gjatë rrugëtimit të saj në muzikë, pranë saj është edhe I dashuri I saj Ganiu, shqiptar që jeton bashkë me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qe një kohë të gjatë janë sëbashku.