Bubulina Krasniqi

nga shqipediadua

Bubulina Krasniqi │ Biografia

Bubulina Krasniqi bukuroshja shtathedhur e njohur me hitin e saj “Elementi I 5-të“, ka lindur më 29 Tetor të vitit 1987 në Prishtinë. Duke qenë pjesë e një familjeje me histori në muzikë dhe në art në përgjithësi, Bubulina nuk mundi ti shpëtonte ndikimit të artit në jetën e saj. Si 8 vjeçare filloi të këndonte në programet për fëmijë kur ishte edhe pjesë e grupit “Xixëllonjat“, dhe më pas edhe nëpër festivale të ndryshme për fëmijë ku edhe u shpërblye me çmime të ndryshme. Me hitin e saj “Mjaft më“ u prezantua në festivalin për të rinj “Top Fest 2“ dhe më pas e njohur për hitin saj tjetër “Nën Kontroll“ u kthye prap në skenën e “Top Fest“ duke qenë pjesë e edicionit të tretë. Me të njejtën këngë u paraqit edhe në “Video Festin Muzikor 2007“.

Nuk e dimë nëse në suksesin e saj kishte luajtur rol të rëndësishëm edhe familja e saj, pasiqë siç dihet Bubulina është motra e Memli Krasniqit dhe Teuta Krasniqit, të dy këta mjaft të njohur në mbarë skenën shqiptare. Njëri si këngëtar fillimisht e pastaj si politikan I zoti që drejton “Ministrinë e Rinisë Sportit dhe Kulturës“, kurse tjetra një aktore dhe prezantuese shumë e zonja.

Por sukseset e Bubulina Krasniqi vazhduan edhe më tej, kësaj radhe duke qenë pjesë e “Top Fest 5“ në vitin 2008 me këngën “Ëndrra ime“ që u prit shumë mirë nga publiku. Suksesin më të madh e arriti me këngën “Elementi I 5-të“ me të cilën performoi në “Zhurma Show 2009“ dhe “Video Festi Muzikor 2010“. Edhe klipi I kësaj kënge kishte qenë shumë I përfolur me një pamje krejtësisht tjetër dhe performancë të shkëlqyer nga këngëtarja.

Bubulina Krasniqi dhe politika

Bubulina Krasniqi politike

Nga viti 2011 Bubulina Krasniqi bëri një shkëputje nga skena muzikore për tu përkushtuar për studimet e saj dhe punën. Gjatë Tetorit të vitit 2011 në një njoftim publik ishte bërë e ditur që në konkursin për postin e zyrtarit të lartë për organizata ndërkombëtare në “Ministrinë e Punëve të Jashtme“, Bubulina ishte përzgjedhur si kandidatja më e mirë për të fituar këtë post që sipas konkursit ajo kishte fituar gjithsej 90.6 pikë. Në atë kohë Bubulina ishte rikthyer me disa bashkëpunime me Bleron (kunatin e saj) të cilat patën mjaft sukses dhe pastaj me disa këngë të tjera por siç duket për të nuk ishte muzika ajo që i flinte në zemër. Kështu Bubulina vendosi t`i japë fund karrierës së saj muzikore për tu përkushtuar në karrierën e saj në politikë. Pasi kishte filluar punën në “Ministrinë e Punëve të Jashtme“, ajo i shtoi kujdes të veçantë edhe dukjes së saj të jashtme saqë nga disa fotografi të publikuara ishte përfolur shumë që Bubulina kishte bërë ndërhyrje kirurgjike në disa nga pjesët e trupit të saj.

Bubulina Krasniqi dhe moda

Bubulina Krasniqi moda

Nuk është vetëm kënga e as politika ajo me të cilën Bubulina Krasniqi ka dëshirë të angazhohet. Kreatorja e modës Blerina Kllokoqi Rugova pas largimit të modeles së saj Vildane Zenelit kishte kërkuar shumë kohë për një modele tjetër që do ti prezantonte linjën e saj të re të fustaneve këtë vit. Së fundmi ajo e gjeti zëvendësimin e kërkuar dhe kështu e bëri Bubulinën të jetë imazhi I ri I fustaneve të saj për vitin 2014. Edhe pse Bubulina nuk ështe më pjesë aktive e skenës si këngëtare ajo nuk po mungon në paraqitjet e saj si modele. Me linja të bukura të trupit, sharm dhe elegancë ajo më parë kishte prezantuar edhe fustanet e dikur “Miss Kosova“, kreatores Afërdita Paqarada-Abrashi.

 Bubulina Krasniqi │ Jeta Private

Bubulina Krasniqi vip

Bukuroshja nga Prishtina Bubulina Krasniqi asnjëherë nuk ka dashur të flasë për jetën e saj private e sidomos për lidhjet e saj të dashurisë. Edhe pse ishte përfolur shumë që Bubulina është në një lidhje romantike ajo kishte zgjedhur heshtjen në vend se të komentonte thashethemet, mbase për shkak se ishin të vërteta. Në profilin e saj në rrjetet sociale ajo kishte postuar një buqetë me lule që e kishte marrë si dhuratë nga një person që nuk u bë publik, vetëm se e kishte cilësuar si një surprizë të bukur dhe të këndshme. Sipas disa të afërmve dhe miqve të saj Bubulina tash e një kohë është në një lidhje serioze me një djalosh por që nuk ka qenë ende e gatshme të publikonte romancën e saj.

Të tjerë