Diellza Kolgeci

nga shqipediadua

Diellza Kolgeci | Biografia

Diellza Kolgeci që njihet si një nga ikonat e bukurisë kosovare ka lindur më 23 Janar të vitit 1978 në Prishtinë nga një familje shumë e njohur në vitet 80`90 ngase babi I saj Remzi Kolgeci ka qenë kryetari i Kosovës në ish-Jugosllavi. Diellza Kolgeci ka zgjedhur qe ti bëjë të gjitha dhe ka shumë fusha në të cilat Diellza ka eksperimentuar. Fillimisht ka qenë shumë e njohur si këngëtare kur edhe është prezuantuar me këngën “Si Kleopatra“ pastaj ka qenë prezente në klipin e këngëtares Çiljeta dhe më vonë ka qenë pjesë e një vallëzimi në “Kënga Magjike 2006“ në këngën e Armend Rexhepagiqit. Kishte eksploruar pothuajse të gjitha fushat e artit ndërsa muzika kishte mbetur e vetmja ku Diellza Kolgeci se kishte provuar veten. Ka qenë pjesë e dy festivaleve të rëndësishme në vend siç është “Polifest 2002“ me këngën “Ku mbetën ëndrrat“ si dhe në “Video Festin Muzikor 2007“ me këngën “Si Kleopatra“.

Diellza Kolgeci | Karriera

Diellza Kolgeci moda

Diellza Kolgeci e ka nisur karrierën si këngëtare por diçka tjetër ka qenë në mendjen e saj për të vazhduar më tej. Që kur ka qenë e vogël Diellza është angazhuar në balet dhe mbase kjo është edhe arsye që linjat e saj kanë qenë të mira gjithmonë. Pavarsisht këngës dhe sportit që gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në jetën e Diellza Kolgeci është vërtetuar se mardhëniet më të mira I ka pasur me pasarelat e modës dhe dizajnit. Kohë më parë Diellza Kolgeci ka hapur një atele personale ku shumë nga klientët e saj sot janë emra të njohur të artit. Ka qenë përzgjedhur si modele për shumë marka të njohura në Kosovë dhe jo vetëm. Parisi, Milano dhe New York qendrat pothuajse kryesore të modës janë vendet ku Diellza Kolgeci ka qenë prezente si modele. Sa I përket dizajnimit Diellza ka ndjekur një shkollë speciale në Amerikë,dhe përgjithësisht në dizajnet e saj frymëzohet nga elementet tradicionale Shqiptare por gjithashtu duke mos lënë anash as stilin modern. Diellza ka qenë prezente edhe në film. Si 17 vjeçare ka luajtur rolin kryesor në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna“ përkrah aktorëve të njohur si Faruk Begolli dhe Donat Qosja.

Diellza Kolgeci ka arritur shumë suksese gjatë vitit 2013 jo vetëm në biznesin e saj si dizajnere por poashtu edhe në profesionin e modeles. Çdo vit Diellza është e angazhuar në sfilatën e modës “Black Night“ ku kodi I veshjes është ngjyra e zezë, por gjatë viti 2013 për shkak të rasteve të shumta të fëmijëve të prekur nga sëmundje të ndryshme kohëve të fundit, kjo sfilatë u organizua nga Diellza Kolgeci si mbrëmje humanitare. Ajo mblodhi të gjithë bashkëpuntorët e saj dhe kështu ata grumbulluan të holla për të ndihmuar djaloshin e vogël Naronin nga Prishtina I cili vuante nga një sëmundje e rëndë e mëlqisë që kishte nevojë për transplant jashtë vendit.

Diellza Kolgeci kohë më parë e kishte paralajmëruar realizimin e pjesës së dytë të filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna“ kështu në fillim të vitit 2013 u dha premiera e tij në Tiranë pasiqë Top Channel e kishte realizuar postproduksionin dhe e kishte blerë filmin. Më tutje filmi u shfaq edhe në Prishtinë, New York dhe Slloveni. Në pjesën e dytë të këtij filmi që u realizua 17 vite pas pjesës së parë dhe që për Diellzën roli I saj kësaj radhe ishte shumë më I rëndë se I pari, në këtë film ajo u paraqit si një vajzë shqiptaro-amerikane.

Fundi I vitit 2013 e gjen Diellza Kolgeci si protagoniste për prezantimin e “Festivalit të RTSH“ së bashku me Enkel Demin. Por pas ndryshimit të drejtorit dhe ndryshimit të disa pikave të paraqitjes së Diellzës dhe për probleme financiare të kompanisë Diellza Kolgeci u tërhoq nga prezantimi i festivalit me arsyen se këta të fundit nuk e kishin respektuar marrëveshjen e arritur në fillim. Padyshim Diellza Kolgeci është një ndër vajzat e reja shumë të guximshme dhe shumë e sukseshme në të gjitha fushat ku ajo ka vepruar.

Jeta private e Diellza Kolgeci

Diellza Kolgeci live

Diellza Kolgeci ka qenë shumë e përfolur si për karrierën poashtu edhe për jetën e saj personale dhe kjo është e dukshme për një vajzë të suksesshme dhe të bukur si ajo. Por si duket nuk po i ecin edhe aq mirë punët në dashuri. Ajo kishte një lidhje shumë të qëndrueshme dhe simpatike me sportistin Edis Kuraja por që askush se di se çfarë ndodhi kur pas pothuajse 4 vite së bashku ata i dhanë fund lidhjes së tyre të gjatë. Tash e disa kohë Diellza Kolgeci është beqare edhe pse besojmë që ka shumë oferta që presin në radhë. Në një intervistë ajo kishte pranuar se i kishte vënë vetes kusht që mbrenda dy vitesh do të jetë e martuar dhe do të krijojë familjen e saj.

Të tjerë