Emina Çunmulaj

nga shqipediadua

Emina Çunmulaj | Biografia

Emina Çunmulaj ka lindur në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga prindërit e saj shqiptarë por u shpërngul në Malin e Zi kur ishte 4 vjeçare. Shkollën e kreu në Mal të Zi dhe po jetonte në një kohë kur ish-Jugosllavia po kalonte nëpër gjendje lufte. Si rezultat fëmijëria e saj nuk ishte e lehtë dhe shpesh herë jashtë kontrollit.

Karriera e Emina Çunmulaj

emina-cunmulaj-2Si adoleshente Emina Çunmulaj u zbulua gjatë pjesëmarrjes në konkursin “Elite Model Look Yugoslavia 2001“. Kjo I dha Emina Çunmulaj mundësinë ti realizonte ëndrrat e saj dhe gjithashtu të kthehej në SHBA sapo të kishte mbushur 17 vite. Pjesëmarrja e saj në konkurse bukurie dhe të modelimit sëbashku me atributet dhe talentin e saj për modelim I siguroi asaj një kontratë me “Elite Model Management“, kompani e cila gjithashtu e ka menaxhuar edhe Alessandra Ambrossion, Gisele Bundchen dhe Heidi Klum. Pas nënshkrimit të kontratës ajo u bë pjesë e aktiviteteve të përditshme të modelimit.  Që kur ju bashkua Elite-s, Emina Çunmulaj ka sfiluar në pista të ndryshme për disa nga dizajnerët më prominent  si Kenneth Cole dhe Carolina Herrera. Figura e saj e përsosur dhe fytyra e bukur gjithashtu ja mundësuan reprezentimin me Modelët e Mynihut dhe “Premier Model Management“, që ka qenë shtëpia edhe e Claudia Schiffer, Jennifer Love Hewitt dhe Rachel Hunter.

Emina Çunmulaj | Jeta private

Duke pasur një jetë si një modele e suksesshme, Emina Çunmulaj e dashuron punën e saj. Ajo thotë se kur është duke modeluar, ajo e di se puna e saj e vetme është ti shesë rrobat duke i bërë ato të duken perfekte

Emina Çunmulaj e inkuadruar në botën e modelizmit që nga mosha 17 vjeçare dhe e martuar në moshë të re është shumë e pjekur pavarsisht viteve që ka. Ajo është një femër seksi që nuk është e panjohur për paparacit,modele e famshme por që gjithmonë shumë e afërt me familjen dhe burrin e saj.

Të tjerë