Fjolla Morina 1

Fjolla Morina | Biografia dhe karriera

Fjolla Morina është një këngëtare me shumë sharm nga Kosova. E lindur më 15 Prill të vitit 1986, Fjolla nuk ka shumë kohë që ka dalur në tregun muzikor mirëpo kjo nuk I ka prishur punë që të lë gjurmë kudo ku ka shkuar. Muzika për të është një hobi që ka shumë rëndësi pasiqë siç thotë ajo këtë talent e ka trashëguar nga e ëma. Si shumë këngtarë edhe Fjolla u bë e njohur me performancat e saj në festivale ku u paraqit me hitet e saj siç ishte “O pse të du“ në “Video Festin Muzikor“, “Detaje intime“ në “Top Fest“ pastaj “Diagnoza“ kënduar në “Polifest“, “Në flagrancë“ në “Çelësi Muzikor“ dhe “Boy“ kënduar në “Zhurma Show“.

Gjatë vitit 2013 Fjolla Morina solli një bashkëpunim me rep këngëtarin nga Shqipëria Stresi, një këngë të titulluar “Jena bo tym“ e cila është lansuar edhe me videoklip të punuar nga ThreeDots Production. Mund të thuhet se pavarsisht që të gjitha këngëtaret tjera I ikin kësaj pyetje, Fjolla Morina është e vetmja që publikisht e ka pranuar se ka pasur ndërhyrje në trupin e saj duke filluar nga buzët e pastaj edhe në pjesët e tjera. Siç duket ajo është e kënaqur me pamjen e saj pavarsisht ndërhyrjeve dhe kjo gjë nuk i pengon aspak.

Gjatë fillimit të vitit 2014 Fjolla Morina ka paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re që do të jetë bombë për sezonin e verës dhe që pritet të ketë mjaftueshëm sukses. Gjithashtu Fjolla zbulon se një nga shoqet e saj më të mira është këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati.

Fjolla Morina 2

Fjolla Morina | Jeta private

Fjolla Morina edhe pse e re në moshë dhe e re në skenë ajo I kishte dhënë fund beqarisë qysh në moshë të re pasiqë ishte dashuruar dhe mendonte se e kishte gjetur princin e ëndrrave me të cilin vendosi të martohej. Nga kjo martesë Fjolla Morina ka një vajzë me të cilën është shumë e lidhur dhe kalon shumë kohë. Fjolla ishte ndarë nga bashkëshorti I saj disa vite pas martesës dhe tash për momentin nuk ka ndonjë lidhje të cilën e ka bërë publike por mbase po I pëlqen më shumë të përkushtohet për karrierën e saj muzikore.