Genta foto 1

Genta | Biografia

Genta siç e njohin të gjithë emri I të cilës është Gentiana Ismajli lindi më 12 Prill të vitit 1985 në Gjilan dhe qysh pak kohë pasi kishte lindur ishte shpërngulur me familjen e saj në Çikago të Shteteve të Bashkuara. Pasi përfundoi shkollën elementare Genta u kthye në Kosovë në moshën 19 vjeçare ku edhe e nisi karrierën e saj shumë të suksesshmë si këngëtare. Suksesin dhe famën tek publiku ia solli kënga “Dridhem“ që u bë një hit I menjëhershëm dhe I hapi gentës karrierën e muzikës dhe e motivoi që të merrte pjesë edhe në disa festivale të muzikës në Kosovë dhe Shqipëri.

Genta dhe karriera e saj

Genta foto 2

Ajo u bë pjesë e “Kënga Magjike“ në vitin 2005 ku dhe fitoi çmimin kryesor me këngën “S`dua tjetër“ ku mori edhe çmimin e internetit me muzikë nga Adrian Hila. Në vitin 2006 poashtu zuri vendin e parë në festivalin “Netët e Klipit Shqiptar“ me këngën “Pse të dua ty“. Poashtu me këngën “Luj me mu“ fitoi çmimin “Videospoti më I popullarizuar“ në “Video Festin Muzikor 2006“. Zhanri që e përcjellë çdo herë Genta është muzika komerciale pop, ndërsa performancat dhe lëvizjet e saj skenike, kërcimi I saj I sollën asaj edhe më shumë popullaritet dhe padyshim bënë që publiku I saj të jetë më energjik.

Genta vazhdoi të sillte këngë, klipe dhe bashkëpunime të ndryshme me artistë të tjerë dhe në vitin 2009 ajo realizoi këngën “Game over“ që sipas disa zërave ishte një këngë diss për Dafina Zeqiri. Më vonë në 2011 Genta publikoi albumin e saj “Guximi“ që u parapri nga kënga dhe klipi “Pa ty“. Ky album I solli asaj shumë sukses dhe I ka ndihmuar të ecë tutje në festivalet e tjera. Kështu në vitin 2012 Genta ishte pjesë e “Video Festi Muzikor“ me videoklipin “Guximi“ dhe rrëmbeu çmimin “21+“.

Viti 2013 ishte shumë I suksesshëm për Gentën duke qenë se realizoj një baladë shumë të bukur dhe të suksesshme të titulluar “E kam provuar“ të punuar nga Arsim Bunjaku dhe me një klip të mrekullueshëm nga produksioni “EMF Creative“`. Gjithashtu Genta është e vetmja këngëtare në mesin e vipave shqiptarë që ka më shumë se 500.000 fansa në rrjetet sociale, duke u bërë kështu këngëtarja më e pëlqyer në rrjetet sociale. Një tjetër sukses gjatë vitit 2013 Genta e pati edhe kur qe e ftuar të zërë një nga ulëset e një paneli duke qenë pjesë e një jurie të spektaklit për fëmijë “Gjeniu I Vogël“ që përveç Gentës në panel ishin edhe emra të tjerë të suksesshëm të skenës si: Pirro Çako, Vikena Kamenica dhe Adi Hila. Por kjo nuk ishte e tëra për vitin 2013. Genta gjatë atij viti realizoi edhe këngën “Si ty nuk ka“, një këngë e prodhuar nga Adrian Hila dhe me klip të xhiruar nga “Urban Graphics“.

Genta është një nga këngëtaret që gjithmonë paraqitet me plot sharm dhe energji, gjë të cilën po e dëshmon çdo herë kur edhe për këtë verë ka paralajmruar lansimin e 3 këngëve të reja me videoklipe dhe gjithashtu do të jetë pjesë e shumë koncerteve gjatë verës së 2014-tës. Është përfolur që mbase Genta do të jetë këtë vit pjesë e “X Factor Albania 4“, gjë të cilën e kishte pouhar fituesja e këtij edicioni Arilena Ara por miret vesh se fansat kosovarë këshilluan që asnjë nga këngëtarët kosovarë të mos ulet pranë Pandi Laços pas ndohisë së fundit me ftesën e këngëtarit serb në festivalin “Kënga ime“. Pas kësaj lë të kuptohet se mbase këngëtarëve nga Kosova dhe Maqedonia mund të u bëhet problem edhe pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike“. Por ende asgjë nuk është vendosur por, të paktën këto janë gjërat që fliten kohëve të fundit.

Genta | Jeta private

Genta vip

Genta kur ishte shumë e vogël ishte shpërngulur sëbashku me familjen e saj në Amerikë dhe atje kishte kaluar fëmijërinë dhe një pjesë të adoleshencës së saj. Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private por edhe se mendonte të hynte në tregun e muzikës vendore. Pak kohë kur ishte kthyer në Kosovë Genta filloi një lidhje dashurie me muzicientin Milot Binaku të cilët edhe pse po kalonin shumë bukur vendosën ti japing fund lidhjes së tyre. Sipas saj ajo ende nuk e ka gjetur mashkullin e saj me të cilin do ta kalonte jetën apo të krijonte familje dhe se ka një kohë të gjatë që ajo nuk po del me ndonjë mashkull kohëve të fundit. “Unë dëshiroj shumë që të kem dikë pranë, sepse të gjithë duan të  kenë një person special në jetë. Por me sa kam vërejtur, ky nuk ka qenë vit I dashurisë, pasi unë ende nuk e kam gjetur një mashkull, nuk do dal në rrugë dhe të them: Hej, hajde ti këtu. Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet“.- është shprehur këngëtarja në një intervistë në fillim të vitit.