Gjergj Kastrioti Skënderbeu

nga shqipediadua

Gjergj Kastrioti Skënderbeu | Biografia dhe historia

Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe I Vojsavës. Fëmija i fundit në mesin e 4 djemve dhe 4 vajzave. Mendohet se lindi më 6 Maj të viti 1405. Ai u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, për shkak të zgjuarsisë dhe shkathtësisë Gjergjin e quan në shkollën e sulltanit që përgadiste komandantët.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu | Jeta

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore dhe fizike. Pasi u mor nga turqit ata i dhanë emrin Iskender (Aleksandër). Edhe pas mbarimit të shkollës ai kreu detyra të rëndësishme ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimërinë dhe për këtë arsye edhe iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrë atdheun e vet për të cilin dha një kontribut të pakrahasueshëm. Priste me padurim rastin të kthehej në tokën që lindi. Për më shumë se 12 vite qëndroi në Shqipëri.

Pas vdekjes së të atit Gjergj Kastrioti Skënderbeu u emërua sanxhakbej jashtë tokave shqiptare nga sulltani. Por nuk hoqi dorë nga ideja për tu kthyer përfundimisht në Shqipëri deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Në Nëntor të vitit 1443 u ndeshën me ushtrinë osmane. Kjo e fundit u shpartallua dhe u tërhoq në panikë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, sëbashku me 300 kalorës të tjerë shqiptarë dhe me nipin e tij Hamza Kastriotin.

Më pas u kthye në Dibër ku populli me krenari e priti si çlirimtar. Mori të gjitha masat e nevojshme për të përforcuar rrugët nga andej ku niseshin osmanët dhe iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e Garnizonit. Kështu më 28 Nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve dhe mbi Kështjellën e Krujës Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare.

Heroi që  frymëzon

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse kështu kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit të atij viti Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastrua nga osmanët dhe të gjitha kështjellat e kësaj zone u çliruan njëra pas tjetrës.

Përveç kryengritjeve dhe luftës së tij çlirimtare heroi ynë ishte edhe organizator i Kuvendit të Arbërit në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Gjatë këtij Kuvendi Gjergj Kastrioti Skënderbeu u sëmur rëndë dhe më 17 Janar të 1468 vdiq në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu u varros në Lezhë me nderime të larta. Pa dyshim shqiptarët humbën prijësin e tyre të lavdishëm që I udhëhoqi për 25 vite rresht dhe që kishte fituar të gjitha betejat përveç njërës. Pas vdekjes së tij e shoqja me të birin emigruan nga Shqipëria ashtu si edhe një pjesë e madhe e parisë Shqiptare.