Biografia

Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko është një reper, këngëtar dhe autor këngësh i njohur në trojet shqiptare. Gjiko është një emër i njohur për të gjithë, për shkak të bashkëpunimeve të tij shumë të suksesshme që ka publikuar. I lindur ne Pejë, këngëtari ka ushtruar gjatë adoleshencës së tij sportin e rrugës Parkour, prej të cilit ka marrë edhe nofkën Flyboy.

Gjiko është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Gjiko eshte nje emer shume i njohur per te gjithe, per shkak te bashkepunimeve te tij shume te suksesshme qe ka publikuar koheve te fundit. Asdren Gjikolli, apo Gjiko siç njihet nga publiku, ka arritur qe per nje kohe shume te shkurter kenget e tij te kthehen nder hitet me te mira shqiptare. Eshte angazhuar ne muzike qe ne femijeri, ndersa Hip Hop eshte tradite ne familjen e tij qe prej vitit 1997. Ai bashkepunon me vellain e tij Big Bang dhe produksionin e tij.

Karriera

Më datë 25 Nëntor 2015, Gjiko publikon videoklipin “Edhe Tri”, në bashkëpunim me Mc Kresha. Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko, Mc Kresha, ndërsa për orkestrimin u kujdes Big Bang. Videoklipi u prodhua nga Filmnation.

Më datë 11 Maj 2016, Gjiko publikon videoklipin “Hajt Hajt”. Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga vetë Gjiko. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Gjiko merr pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016. Më datë 13 Mars 2017, Dafina Zeqiri publikon videoklipin “MSD”, në bashkëpunim me Gjiko. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, Gjiko, teksti u shkrua nga Dafina Zeqiri, Gjiko, Arianit Palaj. Më datë 4 Qershor 2017, Skerdi & Gjiko publikojnë videoklipin “Faje”. Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko, Skerdi. Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Në Dhjetor 2018, Butrint Imeri publikon videoklipin “Bakllava”, në bashkëpunim me Gjikon dhe është kujdesur vetë për muzikën dhe tekstin e këngës. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar edhe nga Gjiko. Produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli).

Më datë 20 Dhjetor 2019, Nora Istrefi publikon videoklipin “Anna”, në bashkëpunim me Gjikon. Më datë 26 Janar 2020, Gjiko publikon videoklipin “Çunat E Rrugës”. Produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli). Në Maj 2020, Nora Istrefi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën “Anna”, në bashkëpunim me Gjiko. Më datë 11 Korrik 2020, Gjiko publikon videoklipin “Xhiro”. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli). Më datë 30 Gusht 2020, Gjiko & Melinda publikojnë videoklipin “X5”. Teksti i këngës u shkrua nga Gjiko & Melinda Ademi. Videoklipi u prodhua nga Entermedia, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli).

Të tjerë

Leave a Comment