Irkenc Hyka

nga shqipediadua

Biografia

Irkenc Hyka është një këngëtar dhe autor këngësh. Ai lindi më 7 tetor 1992 në Tiranë. Irkenc hyka ka filluar të merret me muzikë që në moshën 17 vjeçare. Ka kënduar edhe më herët si fëmijë nëpër festivalet e fëmijëve. Ka mbaruar “Liçeun Artistik për kanto” në Tiranë dhe ndjek studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Është kompozitor i disa këngëve mjaft të njohura. Ka bashkpunuar me këngëtarë të ndryshëm dhe sot vazhdon të punojë dhe të kompozojë në studion e tij.

Karriera

Në Nëntor 2014, Irkenci merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën “Ajo”. Më datë 10 Prill 2015, Irkenc Hyka publikon videoklipin “Paranormal Love”, në bashkëpunim me Petro Xhori. Muzika e këngës u punua nga vetë ai, teksti u shkrua nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro. Më datë 14 Prill 2016, Irkenc Hyka publikon videoklipin “Lule Pa Ere”.

Më datë 28 Nëntor 2016, ai publikon videoklipin “Mama”. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenci, teksti u shkrua nga ai dhe Ergi Dini. Videoklipi u prodhua nga Max Production.Më datë 21 Gusht 2019, ai publikon videoklipin “Kenge Shpirti”. Muzika e këngës u punua nga ai, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Më datë 12 Dhjetor 2019, Irkenci publikon videoklipin “A Je Vetem”, në bashkëpunim me Don Phenom. Muzika e këngës u punua nga vet ai, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Don Phenom. Më datë 23 Janar 2020 publikon videoklipin “Mezi Pres”. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka & Dj Jojo.

Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production. Më datë 28 Maj 2020, ai publikon videoklipin “Vonë”. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.Më datë 25 Shtator 2020, artisti publikon videoklipin “A Kishe Zemër”, ku interpreton edhe këngëtarja Zaimina Vasjari. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vet ai.

Të tjerë

Leave a Comment