Agnesa Vuthaj

nga shqipediadua

Biografia e Agnesa Vuthaj

Jeta personale

 

Agnesa ka lindur më 8 Shkurt të vitit 1986 në qytetin e Istogut, në Kosovë. Pasi që ishte fituese e “Miss Kosova 2003“ dhe “Miss Albania 2004“, ajo jo vetëm që u bë shumë e famshme dhe e sukseshme për shkak të bukurisë dhe zgjuarsisë por gjithashtu edhe u bë shumë e dashur në mesin e shumë njerëzve në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo gjë erdhi edhe pasiqë nga mediat në Shqipëri u cilësua si person me shumë ndikim. Përveç botës së spektakleve ajo gjithashtu është edhe një biznesmene e sukseshme dhe themeluese e “Agnesa Vuthaj Fashion“ dhe asociacionin “Agnesa Vuthaj“. Ishte shpallur edhe qytetare nderi e Xishuangbanna në Kinë, dhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Turizëm në Mbretërinë e Tailandës.

Në edicionin e viti 2011 të “Dancing with the Stars“ në Shqipëri, Agnesa ishte finaliste dhe gjithashtu një prej më të pëlqyerave nga publiku ku po shoqërohej nga balerini I njohur Simone. Ajo ka pranuar edhe Certifikatën e Vlerësimit nga Rotary Club Prishtina, për mbështetjen që ajo i ka dhënë Rotary Club Prishtina në projektin për ndihmë qendrave klinike të pediatrisë në Spitalin Universitar të Prishtinës.

Në vitin 2005 kur ajo kishte themeluar asociacionin “Agnesa Vuthaj“ u bë edhe organizata zyrtare e konkursit “Miss Kosova“ ku në bashkëpunim me fotografin e njohur shqiptar që jeton në SH.B.A, Fadil Berisha morën licensën për të përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë në konkursin botëror Miss Univers, I cili është në pronësi të biznesmenit të njohur Donald Trump. Agnesa ka diplomë të studimeve Bachelor në Komunikimin Masiv nga Universiteti AAB dhe dimplomë të studimeve Bachelor në Shkenca Politike nga Universiteti Fama. Flet gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane.

Karriera

Agnesa Vuthaj

Karrierën e saj Agnesa e nisi në Pejë kur edhe ishte kurorëzuar si “Miss Peja“ në Tetor të vitit 2003. Më vonë ajo i vazhdoi sukseset e saj duke fituar konkursin “Miss Kosova“ një muaj më vonë. Në Maj të vitit 2004 ajo ishte pjesmarrëse në konkursin “Miss Albania 2004“ ku edhe u shpall fituese.

Sukseset e saj nuk kishin të ndalur kur pasiqë fitoi kurorën e “Miss Kosova“ dhe “Miss Albania“, ajo e përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Bota 2004“ që u mbajt në Kinë dhe “Miss Univers 2005“ në Tailandë. Pastaj në vitin 2007 ajo ishte përfaqësuese në Lindjen e Mesme në konkursin “Top Modelja e Botës“. Duke mos u ndalur me kaq, Agnesa u paraqit edhe si antare e jurisë në “Miss Toka 2009“.

Si person me të vërtetë me ndikim dhe e sukseshme, Agnesa poashtu është edhe regjisore kombëtare e “Miss Toka“ në Kosovë dhe në Shqipëri që nga viti 2013. Për shkak të natyrës së saj tejet të bukur dhe tërheqëse Agnesa është shfaqur edhe në shumë media të ndryshme shqiptare, siç janë radiot, televizionet, gazetat dhe revistat e ndryshme.

Së fundmi ajo është edhe pjesë e jurisë në shfaqjen televizive “Unë jam Top Model“ që për qëllim ka gjetjen e modelëve dhe modeleve të reja nga trojet shqiptare, ku Agnesa jep kontributin e saj si antare e jurisë sëbashku edhe me dy antarët e tjerë: Vjollca Llapashtica dizajnere dhe Veton Osmani fotograf. Gjithashtu pas pjesëmarrjes së saj në “Miss Bota“ ajo nënshkroi një kontratë për modelim në Dubai të Emirateve të Bashkuara, duke u prezantuar në ngjarjet më të rëndësishme atje.

 

 

 Agnesa Vuthaj Association & Agnesa Vuthaj Fashion

Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj Association është organizata zyrtare e konkursit të bukurisë “Miss Kosova“ e cila posedon licensën për organizimin e “Miss Toka“ për Shqipëri dhe Kosovë, që në bashkëpunim me fotografin Fadil Berisha gëzojnë të drejtën të përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në konkursin botërorë të bukurisë “Miss Univers“.

Ndërsa Agnesa Vuthaj Fashion është një butik ekskluziv për femra që shet brende të ndryshme tekstili dhe gjithashtu edhe fustane unike punim dore. Fustanet janë të dizajnuara nga Agnesa Vuthaj që zakonisht artizanëve që bëjnë punime dore, një fustan u merr kohë rreth 52 ditë pune për të qenë gati për shitje. Dyqani është I vendosur në qendrën tregtare “Grand Store“, në Prishtinë.

Jeta private

Pas deklarimeve të boksierit Elvir Muriqi se në mes tij dhe Agnesës kishte një lidhje emotive kjo e fundit kishte reaguar menjëherë duke thënë “`Normal që për të bukurën të gjithë kanë pretendime por një fakt I tillë nuk qëndron“. Kështu Agnesa e mohoi kategorikisht të ketë pasur lidhje me boksierin edhe pse ky lajm ishte përfolur mjaft nëpër media dhe tek njerëzit.

Në kohën kur Agnesa ishte pjesë e “Dancing with the Stars“ në Shqipëri, për shkak së të gjithë po kënaqeshin me performancën e saj, ishte përfolur shumë për një lidhje të mundshme mes Agnesës dhe partnerit të saj balerinit të talentuar Simone. Agnesa e kishte mohuar një gjë të tillë duke thënë se ata janë vetëm miq të mirë dhe se pavarsisht që asaj I pëlqen të udhëtoj shumë ajo nuk do të lidhej me një të huaj.

 

Të tjerë