Biografia

Lyrical Son është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Festim Arifi, i njohur më mirë me emrin Lyrical Son, është një reper kosovar shqiptar etnik nga kryeqyteti i Kosves, Prishtina. Ai është një nga më të suksesshmit nga hip hop artistët në Kosovë. Profesori i anglishtes ne shkollen fillore i shkroi ne fletore komentin: “Nice Lyrics, Festim” dhe ketu lindi ideja e emrit “Lyrical Son”. Inspirimin per tekste FESTIMI i merr nga jeta e perditshme.

Eksperienca e pare ne muzike vjen ne vitin 1993 me kengen “Pappa was a rollin stone (rap version)” bashke me shoket e fillores. Por ne vitin 1997, Lyrical Son fillon te shkruaj tekstet e para rap dhe incizimi i pare profesional erdhi mbas luftes ne vitin 1999 me grupin “Gjurma e Nates”. Gjeja qe e urren me se shumti eshte muzika ‘Tallava’ dhe kete e shpreh edhe ne kengen ne bashkpunim me Mc Kreshen – “Fuck Tallava”.

Karriera

Karriera solo e Festimit nis prej vitit 2005 me Gramafon Ent. me te cilet Lyrical Son njihet pej femijerise. Në Janar 2003, Mad Lion merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2003 me këngën “Ende”, në bashkëpunim me Lyrical Son.


Më datë 20 Korrik 2013, Lyrical Son publikon videoklipin “Me Ta Pyl”, në bashkëpunim me Mc Kresha. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Me këtë këngë, Lyrical Son merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.
Më 10 Qershor 2016, Mc Kresha & Lyrical Son publikojnë albumin “Rapsodët N’rap T’sotit”. Në këtë album ka sjelle disa bashkepunime me repere te tjere shqiptare. Ky album është albumi i parë shqiptar i shitur ndërkombatrisht, duke zënë vendin e parë në disa vende të Evropës për shitje.

Më datë 19 Maj 2019, Kida publikon videoklipin “Deja Vu”, në bashkëpunim me Lyrical Son dhe kënga e tyre është ritmike e zhanrit RnB. Muzika është punuar nga K-Master, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Lyrical Son dhe Erno. “Deja Vu” vjen e vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë dhe veror, në të cilin dyshja shfaqen mjaft me stil. Për anën vizuale është kujdesur regjisori Alban Selimaj.

Më datë 21 Korrik 2019, Semiautomvtic, Lyrical Son & Mc Kresha publikojnë videoklipin “Private”. Muzika e këngës u punua nga Semi Automatic, teksti u shkrua nga Mc Kresha, Lyrical Son & Semi Automatic, ndërsa për orkestrimin u kujdes K-Master. Videoklipi u prodhua nga kompania Pinkmoon Creative.

Të tjerë

Leave a Comment