Sportet Ekstreme

Sportet Ekstreme|Historia

Sportet Ekstreme janë aktivitete dhe sporte jotradicionale të cilat kërkojnë nga pjesmarrësit të kombinojnë aftësitë atletike me rrezik të theksuar.

FMX Rider

Nuk është shumë e lehtë të caktohet saktësisht se kur ka nisur të përdoret termi “Sportet Ekstreme“ por shumë njerëz besojnë që ka lindur qysh në fillim të viteve të `70-ta, kur alpinizmi dhe vrapimi në maratonë u cilësuan si sporte ekstreme atëherë e arritën popullaritetin e tyre. Janë përcaktuar arsye të ndryshme që sportet ekstreme kanë shënuar rritje që nga ajo kohë.

Sportet Eksteme Ndryshimet gjatë viteve

Sportet Ekstreme 2

Sportet Ekstreme thuhet se e kanë arritur popullaritetin e tyre në fund të shekullit 20-të si reaksion I rritjes së sigurisë së jetës moderne. Krijimi I një ndjenje rreziku në aktivitetet e tyre të përditshme, mund të ketë ndikuar që njerëzit të kërkojnë gjërat e rrezikshme.

Një tjetër arsye për rritjen e interesimit në Sportet Ekstreme është edhe zhvillimi i teknologjisë. Për shembull, shpikja e këpucëve të alpinizmit me gomë ngjitëse dhe mureve artificiale e zgjeruan kërkesën për alpinizëm. Dhe përparimet në dizajnimin e skive lejuan më shumë skitarë të provojnë gjërat ekstreme që më parë dukeshin të pamundura.

Mbulimi mediatik I garave dhe ngjarjeve në Sportet Ekstreme dhe pjesmarrësve të tyre solli më shumë vëmendje tek publiku. Sa më shumë njerëz që dëgjuan për Sportet Ekstreme, aktivitetet arritën më shumë entuziazëm. Rezultat I rritjes së interesimit në Sportet Ekstreme është edhe ajo që, ata të cilët janë shumë krenar me veten me pjesëmarrjen në sfida të ndryshme dhe aktivitete të tilla vazhdimisht kërkojnë mënyra të reja për të testuar veten. Kjo e siguron edhe zhvillimin e vazhdueshëm të Sporteve Ekstreme të reja.

Sportet Ekstreme lejojnë dhe inkurajojnë kreativitetin individual në krijimin e manovrimeve të reja dhe në realizimin e stileve të teknikave ekzistuese. Para se dikush të jetë shumë entuziast për të kryer përpjekje të rrezikshme, ata duhet të njohin aftësitë e tyre fizike dhe të kuptojnë se sa lehtë mund të bllokojnë instiktin e tyre natyral të frikës. Entuziastët e sporteve ekstreme gjithashtu duhet të njohin kufizimet fizike të pajisjeve të tyre. Pjesmarrësit duhet të kenë përvojë në çfarëdo aktiviteti që ata janë duke e marrë në një nivel ekstrem dhe padyshim duhet të dijnë se çfarë të bëjnë në raste emergjente.