Biografia

Yll Limani është një këngëtar dhe kompozitor i shqiptarëve të Kosovës.

Yll Limani lindi më 24 shtator 1994 në një familje shqiptare në qytetin e Prishtinës, atëherë pjesë e Jugosllavisë së RF, Kosova e sotme. Ai u bë me famë pas pjesëmarrjes së tij në sezonin e parë të konkursit të talenteve The Voice of Albania. Në Dhjetor 2016, ai mori pjesë pa sukses në konkursin e para-përzgjedhjes Festivali i Këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2017 përfundimisht duke përfunduar e treta me këngën “Shiu”.

Në gusht të vitit 2019, ai vazhdoi të performonte në Sunny Hill Festival në Prishtinë, duke ndarë skenë me artistë të tjerë të mirënjohur, të tillë si Miley Cyrus, Calvin Harris dhe Dua Lipa.

Karriera

Yll Limani është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Yll Limani u be i njohur per publikun e gjere pas paraqitjes se tij dhe suksesit ne edicionin e pare te reality talent show “The Voice of Albania” ne nentore 2011. “Vendosa te vij tek The Voice sepse mendoj se eshte nje menyre shume e mire per te shprehur ate qe di te bej me se miri dhe se dyti, t’ua vertetoj te kunderten atyre qe dyshuan ne mua” – shprehet Ylli me rastin e vendimit per te qene pjese e ketij talent show. Deshiren per te kenduar thote se e ka trasheguar nga babai, Mufail Limani, i cili eshte pjestare i rock grupit “Minatori”. Ne fakt me shume se kaq, Ylli ne paraqitjen e tij te pare ne “The Voice” tregon se muzika trashegohet ne familjen e tij qysh nga stergjyshi, gjyshi dhe se fundmi nga babai. Mirepo talenti i lindur i Yllit per muzike nuk shfaqet per here te pare si 17 vjeqar kur mori pjese ne kete talent show. Sipas tij, prinderit i tregonin se qysh i vogel ka pasur pasion muziken dhe eshte dalluar si femije hiperaktiv.

Më datë 30 Gusht 2012, Ylli Limani publikon videoklipin “Lart Mbi Yje”. Videoklipi u prodhua nga Asha. Me këtë këngë, Ylli Limani merr pjesë në SVFM 2013 në vitin 2013. Si zakonisht energjia e Yllit nuk ka te shterur dhe projektet nuk kane te ndalur. Ylli lajmeroi lansimin e kenges qe gjithashtu do te ishte krijim i tij. Kenga “Lart mbi yje” me tekst dhe muzike te vet Yllit dhe me orkestrim te mjeshtrit Florent Boshnjaku, pak kohe pasi u publikua u be e ditur se do t’i behej edhe videoklipi. Dhe ne fakt ashtu ndodhi. Videoklipi ngërthen në vete thjeshtësinë dhe butësinë e këngës, duke qenë kështu një prej videoklipeve më bukur të realizuar ne veren 2012. “Pres që kjo këngë të ketë sukses. Unë tentoj të jem sa më cilësor në krijimet e mia, po ashtu edhe autentik. Kënga “Unë” me Kapon ishte sukses i madh, ndërsa ajo që dëshiroj për “Lart Mbi Yje” është që të pritet sa më mirë dhe që të dëgjohet. Për mua me rëndësi është cilësia në rend të parë, vlera e një projekti, nëse bëhet hit, apo jo, nuk më bëhet vonë”, ka theksuar Ylli. Këngën Ylli e ka publikuar pikërisht për ditëlindjen e nënës së tij (zonjes Fatime), e cila si dhuratë e ka dëgjuar e para këngën e re. Por pritja e mire e kenges, klikimet e shumta brenda nje kohe te shkurter, renditja ne vendet e para te top-listave muzikore nuk ishin dhuratat e vetme qe vera e vitit 2012 siguroi per Yllin. Performanca e talentit të jashtëzakonshëm duket se tashmë ka thyer kufinjt dhe ka arritur madje edhe në dorën e vet këngëtarit Rone Pope.

Më datë 8 Korrik 2019, Yll Limani publikon videoklipin “Nuk Po Kalojka”. Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Produksioni audio u realizua nga Darko Dimitrov.Më datë 24 Gusht 2019, Yll Limani publikon videoklipin “Pse Je Me To”. Teksti i këngës u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli). Më datë 28 Dhjetor 2019, Yll Limani publikon videoklipin “Engjej”.

Më datë 11 Qershor 2020, Yll Limani publikon videoklipin “I Kom Kall”. Muzika e këngës u punua nga Yll Limani, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films. Më datë 14 Gusht 2020, Lumi B & Yll Limani publikojnë videoklipin “Pate”. Teksti i këngës u shkrua nga Lumi B & Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films. Më datë 24 Shtator 2020, Yll Limani publikon videoklipin “Buzët E Kuqe”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Yll Limani.

Të tjerë

Leave a Comment