10 arsyet pse duhet të hani shalqi çdo ditë

  • dua.com Team ·
  • 09.06.2022 ·
  • Uncategorized @sq ·
  • 3 min read

Nëse hani shpesh shalqi gjatë verës, kemi një lajm të mirë për ju. Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ka shumë arsye pse duhet të hani shalqi.

Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër. Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha.

Më poshtë mund të mësoni nga Qysh.Me, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja. Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës.

Shëndeti i zemrës

Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër. Prandaj në ditët e ngrohta të verës është shumë e rëndësishme që të konsumoni kohë pas kohe shalqi të ftohtë.

Mbrojtje për gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti. Vërtetë është një lajm i mirë që një frut aq i shijshëm sjell kaq të mira shëndetësore.

Antioksidantët

Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër. Në këto kohëra kur të gjithë shpesh e ngarkojmë organizmin me ushqime të rënda, një antioksidant është i mirëseardhur!

Mbrojtja e Lëkurës

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli. Kjo e bën shalqinin ideal për kohën e verës!

Me shalqi shëndeti i syve është më i mirë

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja e lëkurës

Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Me shalqi më shumë energji

Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive. Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri në gjak

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja është më e mirë me shalqi

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

dua.com Team

Related