7 këshilla për nënat e zëna për t\’i veshur fëmijët e tyre me stil!

  • dua.com Team ·
  • 04.09.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 4 min read

Sot kemi zgjedhur t\’ju sjellim disa këshilla për nënat e zëna, të cilat duan të kujdesen në veçanti për stilin e fëmijëve të tyre. Sigurisht që stili duhet të përkojë me rehatinë, por edhe modën e fundit. Ja cilat janë këto këshilla për nënat:

1. Rehatia është çelësi

Sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë rehat në rrobat e tyre. Edhe pse kjo gjë mund të jetë sfiduese, është diçka që mund të bëhet. Nëse fëmija juaj nuk shpërqendrohet nga rrobat e parehatshme, do të ketë më pak probleme të përqendrohet në shkollë. Kur provoni rrobat, sigurohuni që fëmija juaj të lëvizë, të përkulet dhe të vrapojë me to. Fëmijët janë përherë në lëvizje ndaj rehatia është kriteri nr.1 që duhet të kërkoni në një veshje.

2. Veshja bën njeriun

Kur zgjidhni veshjet për fëmijët tuaj, sigurohuni që ato përputhen me personalitetin e tyre. Pavarësisht nëse janë sportivë dhe aktivë ose persona që rrin mi libra, rrobat që veshin pasqyrojnë se kush janë fëmijët tuaj mund t\’i ndihmojë ata të jenë më rehat me veten e tyre.

3. Provoni para se ta blini

Ky kriter shkon krah për krah me rehatinë e veshjes së fëmijës suaj. Asgjë nuk është më irrituese sesa rrobat që nuk përshtaten ose thjesht duken të çuditshme për ta. Provoni gjithçka, edhe nëse është e njëjta markë. Edhe nëse veshja është e rehatshme, por është pak më e madhe, apo pak më e ngushtë kjo do i sjellë diskomfort fëmijës suaj.

4. Zgjidhni veshje që lahen e pastrohen lehtë

Sado të lezetshme dhe të modës të jenë disa veshje, nuk është mirë të investoni në diçka që është e vështirë të mirëmbahet dhe pastrohet. Të veshësh një fëmije aktiv me rroba që janë vetëm për pastrim kimik nuk është mënyra më e mirë për t’i lënë fëmijët tuaj të jenë fëmijë. Mirëmbajtja e veshjeve që të jenë sa më të pastra, e bën fëmijën tuaj të ndihet edhe më komod me veten.

5. Ndiqni trendet më të fundit

Nëse vërtet dëshironi të ecni me trendet më të fundit të modës së fëmijëve, interneti është një vend i besueshëm për të kërkuar. Faqet e internetit dhe revistat e modës janë të lehta për t’u marrë si referencë. Pinteresti është plot me faqe kushtuar nënave që duan të ndjekin trendet e modës për veten dhe fëmijët e tyre.

6. Zgjidhni stile klasike që zgjasin

Shumica e trendeve vijnë dhe shkojnë, por disa veshje nuk dalin kurrë nga moda. Gjërat si xhinset janë një zgjedhje e sigurt; pa marrë parasysh cilës dekadë apo gjeneratë i përkasin. Pastaj janë edhe kursim, sepse mund t’i përdorni për fëmijen tuaj të dytë. 😀 

7. Mos e teproni duke blerë shumë veshje

Si prind, është e lehtë ta teproj kur përpiqesh të ecësh me trendet e fundit të modës. Mos harroni se fëmija juaj është një trup në rritje. Veshje që mund t’i bëjnë për një stinë, nuk i bëjnë në stinën tjetër. Ndaj, blini sa të jetë e nevojshme. Plus që nëse zgjidhni rroba që zgjasin shumë në kohë, mund t’ia jepni më vonë fëmijës suaj të dytë apo të tretë.

dua.com Team

Related