Akullore me qumesht
- dua.com Team ·
- 12.02.2021 ·
- Kuriozitete ·
- 2 min read
Akullorja është deserti i preferuar nga të gjithë! Prandaj është shumë mirë ta mësoni këtë recetë për akullore me qumësht.
Përpos që është e lehtë për t’u përgatitur, është edhe tejet e shijshme!
PËRBËRËSIT PËR AKULLORE ME QUMËSHT
- 6 dcl qumësht,
- 3 dcl ajkë,
- 200 gr sheqer,
- 8 të verdha vezësh,
- 2 qeska sheqer vanileje.
Në zjarr të ngadalshëm vlohet qumështi me ajkë dhe sheqer. Ndaras tunden vezët me sheqer vanilje. Masa e nxehtë e qumështit përzihet me vezët duke i përzier vazhdimisht me lugë. Derdhet në enë të cekët dhe futet në frigorifer me ngrirje të thellë gjersa të ngrihet nga anët e enës.
Kthehet akullorja në enë të thellë dhe tundet me mikser, gjersa të fitohet një masë e fryrë, e lëmuar në bazë të kremit. Përsëri ftohet gjer në ngrirje të lehtë dhe tundet edhe njëherë, pastaj futet në frigorifer me ngrirje të thellë për t’u ngrirë. Para përdorimit, mirë është të futet në frigorifer ½ ore, në mënyrë që të ndahet më lehtë me thikë, ose të shërbehet me lugë për akullore.
Akullorja mund të përgatitet në disa variante. Masa e përgatitur mund të ndahet në dy pjesë. Njerës pjesë mund t’i shtohet çokollatë e shkrirë në qumësht të nxehtë, kakao ose kafe. Topthat e akullores shërbehen me biskota deserti ose që të jetë shërbimi më atraktiv, ato shërbehen me ombrellëza letre, “palma” etj.