Aleksander Moisiu

  • dua.com Team ·
  • 14.12.2021 ·
  • Biografi ·
  • 4 min read

Aleksander Moisiu është shpësh sinonim me artin, teatrin si dhe me legjendën e filmografisë përtej kufijve tona.

Pak nga jeta e Aleksandrit

Aleksander Moisiu njihet në botën ndërkombëtare të filmit si Reison Gjaci. Ai u lind më 2 Prill të vitit 1879 në Kavajë, Shqipëri por jetoi në Vjenë të Austrisë. Me ndihmën e Jozef Kainc ai shkoi në Vjenë në moshën 19 vjeçare. Në Vjenë edhe filloi karrierën e tij si aktor me role të vogla fillimisht, në Teatrin Burg.

Pastaj u angazhua edhe në Pragë dhe Berlin, ku edhe u pranua në seminarin e Max Reinhardt i cili e dërgoi në një turne në Petersburg. Atje luajti rolin e Edipit për të cilin mori shumë lavdata, të cilat e ndihmuan që më pas të angazhohej edhe në vendet e tjera të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Arti i teatrit

Fusha e veprimit të Aleksander Moisiu përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit. Duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”.

Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”). Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut luajti rolin kryesorë  në “Jedermann”.

Çfarë e bënte të veçantë Aleksandrin?

Aleksandër Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së parë Botërorë si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse.

Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it. Nga viti 1910 e deri në vitin 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Tragjedia e artistit dhe braktisjes nga shteti Shqiptar

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Vdekja e mori më 23 Mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tesin -it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij nuk e vizitoi kurrë Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij, Maria Moisiu, ishte një austriake nga Vjena kurse Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “Komisar Rex”.

Aleksandër Moisiu dhe filmografia

Aleksandër Moisiu përveç roleve nëpër shfaqje dhe pjesëmarrjes nëpër programe të ndryshme, ai ishte shumë i pranishëm edhe në film. Disa nga filmat ku ai ka luajtur role të rëndësishme janë:

dua.com Team

Related

Krist Aliaj

Rrugëtimi i Krist Aliajt për t'u bërë një artist i suksesshëm dhe një personazh...

01.04.2023

Yll Limani

Yll Limani është një kantautor dhe muzikant shqiptar që fitoi popullaritet në...

30.03.2023

Zyshë Piti

Zyshë Piti - Zysha historike e baletit shqiptare. Në javën e gruas para se të...

01.07.2021