Ali Podrimja – parku rekreativ
- dua.com Team ·
- 28.08.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 3 min read
Ali Podrimja, poeti e shkrimtari. Për të nderuar poetin e vet qyteti Gjakovës i ka dhënë emrin e tij një parku rekreativ.
Shumë vargje që u bën sllogane të zhvillimeve politike, e të ngjarjeve sportive. Si sot e 78 vjet më parë në Gjakovë të Kosovës u lind djaloshi që do të bëhej emër i madh në letërsinë shqipe.
Parku ka marrë gjallëri vitet e fundit. Hapësira me emrin Ali Podrimja është shëndrruar në arenë të artit. Shfaqje filmash, orë letare, muzikë e trajime mbahen vitet e fundit aty.
Iniciativë e bukur e rinisë gjakovare
Parku kulturor “Ali Podrmija” u hap në korrik të vitit 2017. Kjo ndodhi pas një fushate 45-ditore online për mbledhjen e fondeve. Me ato para u riaktivizua për funksion të kulturës ajo hapësirë e qytetit të Gjakovës. Udhëheqësit e kësaj kampanje arritën të mbledhin 11.020 euro nga rreth 80 kontribuues të ndryshëm. Kurse pos kësaj aplikuan dhe fituan fonde edhe nga MKRS-ja, GIZ-i gjerman dhe Ambasada Amerikane, nëpërmes KUSA-s.
Parku kulturor Ali Podrmija nisi të jetësohej kur Ednor Hoti bashkë me Arbër Lleshin, drejtues i hapësirës krijuese Bonevet, nisën bisedën rreth mungesës së alternativave për socializim për të rinjtë e Gjakovës, sidomos me fokus kulturën dhe kinematografinë.
Të dyve u është bashkuar Jetmir Rogova (bashkëkrijues i festivalit ‘Përralla’) dhe nisën të mendonin për realizimin e këtij projekti në sheshin Ali Podrimja, një oazë jo e shfrytëzuar denjësisht për emrin e poetit që mban. Projekti ka pasur përkrahjen konstante nga Komuna e Gjakovës. Sheshi “Ali Podrimja”, vendi ku planifikohet zhvillimi i Parkut të Kulturës, është dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Gjakovës për vitin 2017, me mundësi edhe për 3 vjet tjera.
Poeti që iku pas Lumit
Tetë vjet më parë, më 21 korrik 2012, afër një lumi të vogël, katër kilometra nga qyteti i Francës, Lodeve, ishte gjetur trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja. Tri ditë pasi ai kishte ndërprerë çdo kontakt me familjen në Kosovë dhe me organizatorët e festivalit të poezisë Vox de la Mediteran (Zërat e Mesdheut), ku ai po merrte pjesë.
Vdekja e tij bëri jehonë të madhe në mediet vendore e ndërkombëtare. Duke u bazuar në veprat e tij, u cilësua madje si vdekje e dashur dhe e kërkuar e një poeti të madh. Pas vdekjes së hershme të birit të tij, Lumit, dhimbje ishte pjesë e jetës së poetit. Përmbledhja ‘Lumi lumi’ detikuar të birit mbetet një nga pëmbledhjet poetike më të ndiera të letërsisë shqipe.
Mirëpo edhe në përgjithsi Podrimja njihet për përmbledhjet e tij poetike. Nisur nga ‘Shamijat e përshëndetjeve’(1963), ‘Dhimbë e bukur’ (1967), ‘Sampo’(1969), ‘Torzo’ (1971), ‘Lum-lumi’(1982), ‘Zari’etj. Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1966 zë punë në gazetën e përditshme ‘Rilindja’, në rubrikën e kulturës. Më 1976-n kalon në edicionin e botimeve “Rilindja”, ku udhëheq bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. e