Alsat M Live është investimi me serioz që është bërë, gjatë viteve të fundit, në biznesin mediatik në Maqedoni, dhe zhvillohet, vazhdimisht, me potencial njerëzor dhe teknologji moderne. ALSAT-M është krijuar që të qëndrojë dhe të mbetet një emër i dallueshëm në hapësirat ballkanike dhe evropiane.
Alsat-M Live nga YouTube
Error: No videos found.
Make sure this is a valid channel ID and that the channel has videos available on youtube.com.
Alsat-M videot e fundit nga YouTube
PASDITE ME ALSAT- 100 VJETORI I QAMILIT TË VOGËL/TAKIMET E PELAGONISË
Alsat M 57 minutes ago
PASDITE ME ALSAT- Festivali Teatror i Dibrës- Sara Bajrami
Alsat M 17 hours ago
Intervistë me nënkryetarin e BDI së, Rafis Aliti
Alsat M 18 hours ago
"Mickoski të reflektojë për ndryshimet kushtetuese"
Alsat M 19 hours ago
Cili është roli i Mësuesit në BDI, a do të garojë për degën e Sarajit?
Alsat M 19 hours ago
Rafis Haliti komenton daljen e Izet Mexhitit nga BDI
Alsat M 19 hours ago
A do të zgjidhet statusi i ish ushtarëve të UÇK së?
Alsat M 19 hours ago
Çfarë sugjeruan ndërkombëtarët për statusin e ish ushtarëve?
Alsat M 19 hours ago
“Shujta”, studentët: Me 140 denarë mund të blejmë vetëm ujë
Alsat M 23 hours ago
Televizioni Alsat M ka filluar të transmetojë në mars të vitit 2006 dhe është një stacion televiziv kombëtar që transmeton në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Programet e veta i mbështet në konceptet evropiane të informimit dhe synon të kultivojë bashkëjetesën shumë-etnike në Maqedoni.
Historiku i Alsat M
Teknologjia e përgjithshme dhe skema e programeve u përgjigjen plotësisht standardeve bashkëkohore, të domosdoshme për funksionimin e një televizioni modern, dhe që përmbushin si nevojat vendase, ashtu edhe kriteret e domosdoshme për transmetimet ndërkombëtare. Programet janë dinamike, me lajme në gjuhën shqipe dhe maqedonase, me emisione politike, ekonomiko-financiare, historike, akademike, sociale, kulturore, muzikore, argëtuese, sportive, etj., të gjitha në dy gjuhë.
Karakteri dygjuhësor i programeve të ALSAT-it e bën këtë stacion televiziv që të jetë unikal në Evropë dhe më gjerë.
ALSAT-M prodhon emisione të shumëllojshme, transmeton gjithnjë direkt nga vendi i ngjarjes; gazetarët dhe operatorët përdorin pajisje dhe kamera dixhitale moderne. Programet e suksesshme të këtij stacioni televiziv mbështeten mbi projektet e suksesshme televizive.
Albanian Satellite Radio Television ose shkurt Alsat është një Radiotelevizion i shtetit shqiptar. Alsat” shikohet dhe ndegjohet nga shqiptaret e Maqedonisë, Kosovës dhe natyrisht të Shqipërisë. Studio të TV programit Alsat gjenden në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Studio të programit së radios të Alsatit, Radio Alsat gjendet vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Radio Alsat publikon kënge dhe lajme, ndërsa TV Alsat publikon filma dokumentar, filma historik, Talk Shows dhe lajme nga rajoni dhe nga shteti shqiptar.
Ne Uebfaqen tone mund te ndiqni Alsat-M Live dhe shume Kanale Televizive tjera.