Ankthi – Simptomat & Trajtimi

  • dua.com Team ·
  • 08.03.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 3 min read

Ankthi është pjesë e jetës tonë dhe funksioni i tij mund të krahasohet me atë të tensionit të gjakut – ne na duhet një nivel i caktuar i tij që të jetojmë, por nëse ky nivel ngrihet shumë atëherë mund të na dëmtojë.

Si të silleni

Nëse i dedikoni një pjesë të mirë të ditës mendimeve ankthioze atëherë është shumë e vështirë që të jeni produktivë dhe të funksiononi shëndetshëm.

Por dhe të përpiqeni që t’i zhdukni këto mendime plotësisht nuk funksionon -të paktën, jo për shumë kohë pasi ato kthehen përsëri, nganjëherë dhe më të forta se më parë. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni asgjë për të kontrolluar ankthin.

Por në vend që të përpiqeni t’i zhdukni këto mendime plotësisht, mund të jetë më e suksesshme që të mësoni se si të krijoni një hapësirë kohore të caktuar për to.

Mësoni si të qetësoheni dhe relaksoheni

Ankthi nuk është vetëm psikologjik por shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime fiziologjike. Kur përjetoni ankth zemra ju rreh fort, frymëmarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten.

Ndërsa kur jeni të relaksuar ndodh komplet e kundërta.

Rrahjet e zemrës janë më të ngadalta, frymëmarrja është e thellë dhe muskujt janë të ç’tensionuar. Nëse arrini të relaksoni trupin në momentet që përjetoni ankth, atëherë dhe mendja do të çlirohet.

Teknika të ndryshme mund të përdoren për të arritur këtë qëllim, dukë përfshirë këtu relaksimin progresiv të muskujve, frymëmarrjen e thellë dhe jogën ose meditimin.

Kujdesuni për veten

Një stil jetese i balancuar dhe i shëndetshëm gjithashtu ndihmon në menaxhimin e ankthit dhe simptomave të tij. Është e rëndësishme që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, duke ngrënë vakte të shpeshta por të vogla në sasi gjatë ditës.

Nëse rrini pa ngrënë për një kohë të gjatë, bie niveli i sheqerit në gjak, gjë që mund t’ju sjellë ankth dhe gjendje të irrituar. Dieta duhet të përfshijë karbohidrate të ndryshme nga drithërat, frutat dhe perimet.

Këto karbohidrate jo vetëm stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak por dhe ngrenë nivelet e serotoninës, një kimikati në tru që ka efekte qetësuese.

Evitoni pijet me kafeinë si dhe nikotinën pasi të dyja këto lëndë stimulojnë sistemin nervor dhe rrisin efektet e ankthit. Ndërkohë përpiquni të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik 2 ose 3 ditë në javë.

Aktiviteti fizik ju ndihmon që largoni stresin, të merrni energji dhe ndihmon në mirëqenien psikologjike pasi gjatë stërvitjes çlirohen endorfina, kimikate si adrenalina që na bëjnë të ndihemi mirë.

Mungesa e gjumit mund të jetë gjithashtu një faktor që sjell ankth gjatë ditës, prandaj kujdesuni që të plotësoni orët e gjumit që ju nevojiten.

dua.com Team

Related