Aplikimi per leternjoftim – Qysh me apliku?
- ·
- 08.12.2022 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me apliku per leternjoftim? Për Aplikimi per leternjoftim ne Republikës së Kosovës duhet të jeni mbi moshën 16 vjeçare. Për ta finalizuar këtë proces kërkohen këto dokumente:
Për procedurën e aplikimit për letërnjoftim të Republikës së Kosovës kërkohen këto dokumente
- Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
- Certifikata e vendbanimit.
- Certifikata e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
Vërejtje: Aplikimi per leternjoftim duhet te behet me të gjitha dokumentet nga 2 kopje.
Aplikimi per leternjoftim – Procedura
- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston.
- Raporti i Policisë për humbje të letërnjoftimit i cili duhet të jetë jo më i vjetër se tre muaj.
- Dy fotografi jo më të vjetra se tre muaj.
- Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente
- Letërnjoftimi.
- Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
- Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
- Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
- Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente
- Letërnjoftimi.
- Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
- Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
- Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
- Fotografimi në qendrën për regjistrim.
- Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Burimi: http://rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Leternjoftimi.aspx