Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës!

  • dua.com Team ·
  • 16.07.2019 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës! Keni pyetur veten pse gjate veres ndiheni me te lumtur e me te gjalle? Kjo ndoshta lidhet me diellin, por jo vetem. Ne kete artikull po ju shpjegojme se pse.

Ka diçka magjike kur zgjohesh dhe sheh diell.

Humori ndryshon brenda sekondit dhe ndjesia e parë që të vjen është të dalësh atje jashtë për të shijuar çdo moment të jetës. Zakonisht, një gjendje e tillë ndodh gjatë verës. Në këtë stinë, njerëzit janë më të kënaqur. Ditët e gjata, muajt që duken pafund, plazhi dhe çdo gjë tjetër ndikon në gjendjen tonë.

Por, që ta dini ka 3 arsye specifike pse njerëzit janë më të lumtur gjatë verës:

1. Drita ndikon në ndryshimin e rutinës sonë të gjumit. Orët e ndryshuara mes ditës dhe natës kanë ndikim tek mënyra se si flemë. Gjatë verës njerëzit flenë më herët, zgjohen më herët dhe gjumi që bëjnë është shumë më i shëndetshëm krahasuar me atë të dimrit.

2. Edhe zakonet në të ushqyer ndikojnë gjithashtu. Sezoni i festave gjatë dimrit vjen me ushqime të rënda të cilat i konsumojmë për një kohë të gjatë. Kjo s’do të thotë se ushqimet e dimrit janë më të këqija duke marrë parasysh faktin që trupi duhet të përballojë temperaturat e ulta, por gjatë verës trupi ndihet më i lehtë. Ushqimet e verës janë ndryshe: kanë energji mjaftueshëm, janë të lehta dhe për më tepër nuk na rëndojnë.

3.Dielli i bën mirë trupit tonë! Përveç kujdesit që duhet të tregojmë me rrezet e dëmshme, dielli ndikon për mirë në shëndetin dhe mendjen tonë. Vitamina D ul shanset e vdekjes nga sëmundjet kardiake apo ato të prostatës, shkruan anabel. Përveç kësaj, drita natyrale është ilaç më vete për luftën kundër depresionit. Ç’duhet më shumë për të qenë i lumtur? The post Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës! appeared first on Kuzhina Shqiptare.

dua.com Team

Related