Bill Gates shqip – Katër këshilla

  • dua.com Team ·
  • 10.05.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 4 min read

Bill Gates shqip, doni të lexoni këshilla nga Bill Gates? Epo ai është intervistuar shpesh herë, ku ndryshe nga ajo që besojmë, ka theksuar se nuk janë paratë ato që e bëjnë të lumtur. Na e shpjegon shumë thjesht përsenë me këto katër këshilla.

Shpesh them me vete – “Të gjithë të pasurit kështu thonë!”

Megjithatë, Bill Gates si një nga nje mendjet më inteligjente të këtij shekulli thotë se është më i lumtur tani që është 63 vjeç sesa kur ka qënë 30 vjeç. Po po, e dëgjuat mirë! Të gjithë e dimë se Bill u bë miliarder në atë moshë, ama ai ndjehet më i lumtur tani se atëhere. Ja disa këshilla nga Bill Gates për të treguar se si mund të jeni më të lumtur.

Përkushtojuni angazhimeve tuaja

Mënyra se si njerëzit bëhen më të mençur kur plaken, nuk ka të bëjë me rritjen e njohurisë apo grumbullimin e pasurisë. Sipas Gates, ka të bëjë më shumë me vendosmërinë për të zgjedhur me dëshirën tënde se çfarë ka më shumë rëndësi për ty.
Ndoshta ndiheni të ngecur në një punë që nuk e doni apo keni zgjedhur karrierën e gabuar. Është mëse normale të vini në dyshim karrierën tuaj, por ajo që ndikon negativisht është se këto mendime do t’ju helmojnë gradualisht.

Filloni të mendoni: A po bëj atë që dua? Çfarë ka më shumë rëndësi për mua? Me siguri ka për të ardhur momenti që zëri juaj do dëgjohet. Kur pyet veten se çfarë dëshiron, dhe dëgjon “Kjo është ajo që dua”, ai zë është zëri i së vërtetës, ndaj të cilit duhet të angazhohesh me gjithë zemër.

Jini më dorëdhënës, këshilla nga Bill Gates

Jim Rohn ka thënë: “Vetëm nëse jepni, do arrini të merrni më tepër nga sa keni.”  Fale fondacionit të tij, Bill Gates ka dhënë më shumë se çdo fondacion bamirësie në botë. Në vitin 2006, shoku i tij i ngushtë Warren Buffett, nënshkroi letra që dhanë 31 miliardë dollarë të pasurisë së tij.

Duke financuar punën e Fondacionit Gates në luftën kundër sëmundjeve infektive dhe reformës në arsim. Meqë nuk jeni në kategorinë e Gates, jepni aq sa të mundni. Shkenca ka konfirmuar se kur jepni, ndiheni më të lumtur. Studimet shprehen se ndjesia e përmbushjes emocionale që kemi kur japim, është ndjesia më e lartë që përjetojmë. Nuk ka të bëjë me zemërgjerësinë financiare, mund të jepni edhe në mënyra të tjera po aq frytdhënëse.

Trajtoni trupin tuaj si një tempull të shenjtë

Gates tha se ushtrimi i vazhdueshëm fizik e bën të lumtur. Bill luan shumë tenis, dhe ajo që ai thotë nuk është gabim. Ushtrimi fizik ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore duke reduktuar gjëndjen depresive, ankthin dhe stresin.
Nëse nuk ndjeheni rehat me palestrën, motivoni veten tuaj për një vrap, xhiro me biçikletë apo ushtrime fizike në shtëpi. Në fakt, vetëm 10 apo 30 minuta aktiviteti fizik, ulin ndjeshëm tendencën për tu ndjerë i plogësht dhe i mërzitur.

Vendosni familjen në plan të parë

Siç sugjeroi, përparësitë e Gates u përqendruan në jetën e tij familjare. Në ndjenjën e veçantë kur shihte fëmijët e tij të lumtur në jetë. Zgjedhja për të mos e vendosur jetën familjare barabartë, apo edhe përpara karrierës mund t’ju kushtoj rëndë.

Analizat shkencore tregojnë se një nga arsyet e vdekjes së hershme lidhet me mos pasjen e një jete të shëndetshme familjare. Vendosni kufij të prerë përsa i përket jetës familjare. Duke qënë i rreptë dhe i prerë në këtë përparësi mund të ndiqni të njëtin vullnet edhe me punën. Puna është punë dhe familja është familje.

Këto këshilla nga Bill Gates mund të duken klishe, por ai ka të drejtë për shumë gjëra. Sidomos për faktin se në fund të ditës ambienti i ngrohtë familjar është ai që do t’ju mbush zemrën pas një dite të ngarkuar pune.

dua.com Team

Related