Bledi Ylli – Dashuri

  • dua.com Team ·
  • 19.10.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 2 min read

Bledi Ylli – Dashuri

Ndodh që vjeshta vjen pa shi
Vijnë dhe dimëra pa dëborë.
Ka njerëz, mbushur dashuri
Siç ka të mjerë edhe të gjorë!

Siç ka të ndyrë e të paskrupullt
Disa cinikë, shpirtngushtë, fatkeq.
Që këtë botë e bëjnë të turbullt
Nuk gjendet Zot që und t’i ndreq!

Ata e bëjnë botën të hirtë,
Sepse kur lindim, pa përjashtim,
Dashurinë kemi në shpirt,
Jo si masë, por si burim…

Disa e japin pa kursyer
Atë që shpirtit na dhurohet.
Këta mjeranë si më të “vyer”
Ndoshta kanë frikë se u harxhohet!

Le të vijë çdo vjeshtë pa shi
Dimërat rresht të kenë veç diell.
Jepni njerëz dashuri
Mos e vdisni shpirtit, thellë!

Në rubrikën tonë “Poezi dashurie” përpopos poezisë Dashuri Bledi Ylli, mund të lexoni edhe shumë poezi të tjera. Ne sjellim poezi me tematika të ndryshme, shkruar nga autorë të ndryshëm që ju prekin me vargjet e tyre. Nëse dëshironi të na sygjeroni ndonjë poezi, ju ftojmë të na shkruani në emailin tonë info@dua.com. Ne i mirëpresim sygjerimet tuaja! Gjithashtu ju mund të lexoni në blogun tonë shkrime të tjera, përpos poezive, që prekin problematika nga më të ndryshmet.
Për më tepër, shfletoni dua.com si dhe shkarkoni në telefonin tuaj aplikacionin dua.com!

dua.com Team

Related