Bukë shtëpie me qumësht – Ja se si përgatitet!

  • dua.com Team ·
  • 13.03.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Keni provuar Bukë shtëpie me qumësht? Nëse këtë vikend po planifikoni të qëndroni në shtëpi dhe të gatuani diçka, ne ju rekomandojmë të filloni nga buka e shtëpisë. Më poshtë po ju sjellim një recetë të bukës me qumësht të cilën mund ta përgatisni mjaft shpejtë dhe lehtë!

Përbërësit: 

  • 1 kg miell
  • 200 ml ujë të vakët
  • 300 ml qumësht të vakët
  • 2 lugë maja buke
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë të vogla kripë

Përgatitja 

Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tretim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet. Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën. I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë.

Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar. Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar. Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër. E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet. Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi tye lyer me pak vaj.

Ose nëse dëshironi brumi mund të mos e ndani dhe ta shtroni njëtrajtësisht në tepsi. E lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur. Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur. Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri.  I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023