Cajupi poezi
- dua.com Team ·
- 22.06.2020 ·
- Fun ·
- 3 min read
Cajupi poezi, kur dëgjoni fjalën poezi cilat vargje ju vinë në mendje? Apo kur është hera e fundit që keni lexuar një poezi?Fatmirësisht letërsia shqipe është shumë e pasur me shumë poezi të bukura. Ajo është e larmishme për nga tematik e për nga forma e tyre. Sa pëe t’ju kthyer në kujtesë në po përmendim vetëm disa prej tyre. Disa poezi që nuk duhet t’i harroni.
Andon Zako Çajupi Vaje
Po e nisim me poezinë ‘Vaje’ të Çajupit. Këtë poezi që definitivisht është një nga perlat e letërsisë shqipe. Poezinë autori ia ka kushtuar gruas së tij të ndierë. Në të ai shpreh dhimbjen për mungesën e saj dhe për rritjen e djalit jetim.
‘Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë,/lotët që kam derdhur s’më janë dhe tharë!/ Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë/ që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë!/Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?/S’të vjen keq për mua? S’te vjen mall për djalë?’. Poezinë ‘Vaje’ të plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.
Ismail Kadare Të huaj jemi
E kush thotë se Ismail Kadare është i zoti vetëm në prozë? Ai ka edhe disa përmbledhje me poezi që do të ju mbesin gjatë në mendje. Një nga to është poezia ‘Të huaj jemi’. Kjo poezi prek në zemër të gjithë ata që janë duke kaluar një dhimbjë të ndarjes,
‘Të huaj jemi ne prej kohësh/ Ç’ish për t’u thënë është thënë./Si gurët që zënë vend në tokë/ Një jetë vend ne kemi zënë./Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur /Të gjitha rrugët edhe shtigjet/ Si dy qytete mesjetarë/ Me mure, heshta dhe me pirgje./ Por natën kur i lodhur truri/ Portat i mbyll me qetësi/ Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda/Një shteg që vetëm ti e di’. Poezinë ‘Të huaj jemi’ mund ta lexoni të plotë duke klikuar këtu.
Dritëro Agolli i përndjekuri i dashurisë
Një tjetër mjeshtër i fjalës së shkruar shqipe është Dritëro Agolli. Ai ka shkruar qindra vargje dashurie që edhe sot lexohen e recitohen. Natyrisht se është e vështirë të zgjedhësh një Cajupi poezi të Agollit mirëpo një nga më të veçantat padyshim është “I përndjekuri i dashurisë”.
Unë jam i burgosuri yt/Rroj me prangat që ti më ke vënë/Po çudi as qelia s’më mbyt/Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë/Kur ti prangat m’i hodhe në mish/Unë i putha duart e tua/Është rast i pashembullt ta dish/Që xhelatin ta puth a ta dua.
Poezinë ‘I përndjekuri i dashurisë’ mund ta lexoni të plotë duke klikuar këtu.