Çka duhet të ha para fitnesit?

  • dua.com Team ·
  • 26.10.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Gjysma e suksesit në fitnes varet nga ushqimi që konsumoni. \’Çka duhet të ha para fitnesit?\’ është një pyetje që shumë persona ja shtrojnë vetës. Shumica e njerëzve kanë dilema se çfarë duhet të hanë në kohën sa janë duke ushtruar. Sidomos saktësisht disa orë para se të shkojnë në fitnes apo edhe pas.

Ne po ju përmendim disa ushqime që ekspertët i rekomandojnë për t’i konsumuar disa orë para se t’i drejtoheni palestrës. Ato janë ushqime që ju japin vlera të mira ushqimore dhe që ju ndihmojnë në djegjen e kalorive. Disa prej tyre siguisht që nuk i keni ditur!

  • Banane
  • Bukë integrale ose e thekur
  • Gjalpë kikiriku
  • Patate
  • Oriz
  • Fileto pule
  • Fasule
  • Çokolladë proteinike
  • Kafe

Tani që e keni përgjigjen e pyetjes \’Çka duhet të ha para fitnesit\’ për fund, mos harroni edhe një gjë. Gjithsesi duhet të qëndroni të hidratuar gjatë dhe pas stërvitjes. Ju duhet të pini ujë vazhdimisht. Sa shumë? Përafërsisht 30-35 ml për kg peshë trupore në ditë, plus një shtesë 500-1000 ml për çdo orë ushtrimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ju djersisni shumë! Qëndroni të hidratuar para, gjatë dhe sidomos pas stërvitjes tuaj. Mos harroni, uji është burim i shumë të mirave në trupin tonë.

dua.com Team

Related